Në “Primaret” e mbajtura nga Partia Demokraike për zgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë si deputetë në zgjedhjet e 11 majit, morën pjesë 50.854 anëtarë.
Numri më i madh i votuesve ishte në Tiranë me 13.052 anëtarë.
Në të gjithë Primaret, më i votuari nga kandidatët meshkuj doli Bledion Nallbati në Korçë, i ndjekur nga ish kandidati për kreun e bashkisë së Beratit, Zija Ismaili i cili mori 1091 vota në këtë qark.
Vihet re se pjesa më e madhe e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar për të qenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme, por ka edhe nga ata të cilët nuk e kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqet e tyre.
Ndërsa mes kandidateve femra, më e votuara rezulton të jetë Jorida Tabaku 651 vota në Tiranë, e ndjekur nga Ina Zhupa me 641 vota në të njëjtin qark. Dy prej ish-mbështetësve të Bashës, Ori Nebiaj dhe Kreshnik Çollaku nuk kanë arritur të thyejnë pragun për t’u kualifikuar më tej si kandidatë.
Për procesin e numërimit ka pasur akuza të ndryshme për manipulim, një prej tyre edhe nga ish-deputeti Myslym Murrizi i cili arriti të kalonte pragun në Tiranë, por tha se në Vorë dhe Paskuqan duhet të përsëriten zgjedhjet.
Sipas Murrizit është vonuar dalja e rezultatit të Primareve për Paskuqanin dhe Vorën sepse ka pasur manipulime.
“Të nderuar drejtues të PD dhe të komisionit zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë. Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatet që nuk e di se sa vota ka marë. UNË KAM MARRË 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI, AJO E VORËS DHE E PASKUQANIT.
Prandaj boll e mbllaçitet si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë, se çdo vonesë shton dyshimet për proçes jo të rregullt. Për 2 degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë të numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lëpijnë këpucët e kujtdo padrinoje në seli të PD e të dërdëllisni për parregullsi.
Merrni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër e mos i ofendoni Demokratët e këtyre dy Bashkive, se nuk jua kanë borxh! KJO ËSHTË “STERVITJE”. NDESHJA ËSHTË MË 11 MAJ! Ndaj mos u “lodhni” shumë në “stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen. RESPEKTE E MIRËNJOHJE PËR 400 DEMOKRATËT QË MË VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT I TYRE NË BETEJËN ME REGJIMIN”- shkroi ai në rrjete sociale.
Sa vota morën në primare deputetët aktualë të PD-së në kuvend?
1- Bledion Nallbati mori 1219 vota në primaret e Korçës më i votuari
2- Edmond Spaho mori 691 vota në primaret e Korcës renditet I dyti
3- Luan Baçi mori 677 vota në primaret e Fierit
4- Jorida Tabaku mori 651 vota në primaret e Tiranës
5- Ina Zhupa mori 641 vota në primaret e Vlorës Më e votuara në këtë qark
6- Dashnor Sula mori 538 vota në primaret e Elbasanit. Më i votuara në këtë qark
7- Ramadan Likaj mori 460 vota në primaret e Shkodrës
8- Saimir Korreshi mori 477 vota në primaret e Fierit
9- Isuf Çelaj mori 410 vota në primaret e Kukësit
10- Andrea Mano mori 380 vota në primaret e Korçës
11- Dhurata Çupi mori 354 vota në primaret e Tiranës
12- Lindita Metaliaj mori 348 vota në primaret e Lezhës
13- Kastriot Piroli mori 322 vota në primaret e Lezhës
14- Lodovik Hasani mori 302 vota në primaret e Shkodrës
15- Lefter Gështenja mori 216 vota në primaret e Elbasanit
16- Greta Bardeli mori 214 vota në primaret e Shkodrës
17-Asllan Dogjani mori 179 vota në primaret e Tiranës
18- Qani Xhafa mori 150 vota në primaret e Elbasanit
19- Kreshnik Çollaku mori 68 vota në primaret e Dibrës
20- Orjela Nebiaj mori 47 vota në primaret e Tiranës
21- Sorina Koti mori 42 vota në primaret e Korçës
Rezultati i Primareve në 12 qarqe të vendit, kandidati/ja më i/e votuar dhe më pas i/e votuar:
Qarku Tiranë
13 052 anëtarë të PD-së morën pjesë në votim për 82 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 144.
Rezultati përfshin votat e 19 QV nga 21 pasi kutitë e Paskuqanit dhe Vorës u konsideruan të parregullta.
Më i votuari: Hysen Kadiu 913 vota i cili dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve.
Më pak i votuari – Alqi Xhafa i cili rezulton me zero vota.
Më e votuara nga gratë: Jorida Tabaku rezulton më e votuara 651 vota
Qarku Shkodër
4451 anëtarë të PD-së morën pjesën në votim për 31 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 135
Më i votuari: Deputeti Ramadan Likaj ka marrë 460 vota
Më pak i votuari Aleksandër Kaçi 3 vota
Qarku Elbasan
Votuan 3927 anëtarë të PD-së për 22 kandidatë në garë.
Pragu 164 vota.
Më i votuari: Dashnor Sula 538 vota – deputet I PD-së
Më pak i votuari: Redjona Mesiti 2 vota
Qarku Vlorë
Në procesverbal nuk pasqyrohet numri i anëtarësisë që të votojnë për 13 kandidatë në garë
Sipas procesverbalit të KOKOE të këtij qarku është hequr rezultati i QV Konispol pasi kutia e saj u konsiderua e parregullt.
Pragu i votave për tu kualifikuar 161.
Më e votuara: Ina Zhupa më e votuara 641 vota
Më pak i votuari: Vladimir Rizvani më pak I votuari 8 vota
Qarku Dibër
Votuan 2204 anëtarë të PD-së për 13 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar 147
Më I votuari: Ilir Krosi, ish-kryebashkiaku i Dibrës me 578 vota.
Më pak I votuari: Blerta Gazidedja 4 vota.
Qarku Gjirokastër
Votuan 1957 anëtarë për 9 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar 178 vota
Më e votuara: Alma Alma Buci Kore 399 vota
Më pak i votuari: Ndriçim Seferi 14 vota
Qarkun Fier
Votuan 4580 anëtarë të PD-së për 22 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 191
Më I votuari: Eduard Sharka 795 vota
Më pak I votuari:Sevin Serjani 3 vota
Qarku Durrës
Votuan 4922 anëtarë të PD-së për 37 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar 130
Më I votuari: Igli Cara 622 vota
Më pak I votuari: Luan Hallulli 3 vota
Qarku Lezhë
Votuan 3669 anëtarë të PD-së për 19 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 175
Më I votuari: Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni 674 vota dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lezhë për tu votuar në primare.
Më pak I votuari: Dedë Doda 13 vota.
Qarku Kukës
Votuan 2640 anëtarë të PD-së për 11 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 203
Më I votuari: mjeku hasjan Shkëlzen Ibra 707 vota
Më pak e votuara: Neraida Halili 15 vota
Qarku Korcë
Votuan 4826 anëtarë të PD-së për 19 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 230
Më I votuari: Deputeti Bledion Nallbati 1219 vota
Më pak e votuara: Brunilda Prifti 13 vota
Qarku Berat
Votuan 2044 anëtarë të PD-së për 10 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 170
Më I votuari: Zija Ismaili 1091 vota
Më pak e votuara: Esmeralda Braho 11 vota. Versus.al







