POLITIKË /

PS mbledh nesër kryesinë, ja çfarë pritet që të diskutohet

Shkruar nga Versus
PS mbledh nesër kryesinë, ja çfarë pritet që të
Foto ilustruese

Partia Socialiste do të mbajë nesër në orën 09:00 mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri dhe kryetari i partisë, Edi Rama.

Sipas burimeve nga PS, në fokus të këtij takimi do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së partisë, ndërsa diskutime do të ketë edhe mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Kujtojmë se të enjten e kaluar, Partia Socialiste mblodhi Grupin Parlamentar, ku u vendosën edhe ndryshimet e fundit në qeveri.

Gjithashtu mbledhja e Kryesisë pritet të vendosë hapat e mëtejshëm të PS-së në lidhje me strukturat dhe çështjet aktuale politike./Versus.al

Poll