Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish me kritika ndaj gjykatës së Hagës lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në videon e publikuar një prej dëshmitarëve rrëfen përfshirjen e tij në vjedhje gjatë kohës së luftës.
Bashkangjitur me videon, Rama ka bërë përshkrimin: “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit…”
Videoja tregon dëshmitarin Agim Idrizi i cili rrëfen episode që nuk lidhen drejtëpërdrejt me krime lufte, por me ngjarje të rëndomta si vjedhja e druve, apo edhe zhdukja e bagëtive pa asnjë lidhje me të pandehurit në Hagë.
“Po u kanë puna për dy kuaj dru, i kam vjedhur në mal. Mu këput sharra, të kam kallëzu njëherë, edhe i kam ngarkuar ato drutë, ishin kanë pa çekiç. S’më kanë dashtë mua si Agim. Ka më kanë paveshur ata kanë kupë. E ka mbjellë tokën kallamboq. Këta i kanë vjedhë lopët në Komunë të Kaçanikut, humbnin lopët pa shenjë. Edhe mua ma kanë vjedhur mëzatin e një lopë”, shprehet dëshmitari. Versus.al







