POLITIKË /

Rama mohon të komentojë arrestimin e Ilir Metës: Ua kam lënë ju gazetarëve ta trajtoni si viktimë

Shkruar nga Versus

Rama mohon të komentojë arrestimin e Ilir Metës: Ua kam

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë arrestimin e Ilir Metës.

Pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, Rama iu përgjigj shkurt, se nuk ka koment mbi subjektet me të cilët merret drejtësia.

“Ke gjetur njeriun e gabuar për t’ia bërë këtë pyetje. Nuk kam asnjë koment. Është një subjekt me të cilin merret drejtësia, nuk kam asnjë koment”, tha Rama.

I pyetur në lidhje me mënyrën e arrestimit nga efektivët e policisë, Rama u përgjigj se Policia e Shtetit nuk varet nga ai. Sipas kreut të qeverisë emisionet janë duke e trajtuar ish-presidentin si viktimë.

“Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle, ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolleve. Dhe unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë nëpër emisione, ditën dhe natën”, u shpreh ai.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: