Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur në Mynih të Gjermanisë, në Konferencën e Sigurisë.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqet në krah të kryeministrit të Bavarisë njëkohësisht edhe kryetari i CSU, Markus Söder.
Ai e cilësoi atë si një mik të Shqipërisë që i lidh një miqësi e hershme.
“Bayerische Hof, Mynih – Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.







