Lëvizja "Shqipëria Bëhet" ka mbyllur sot protestën para kryeministrisë pas 108 ditësh rezistence që nisi më 8 dhjetor me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës pas skandaleve të njëpasnjëshme.
Vetë kreu i partisë, Adrtiatik Lapaj kishte deklaruar se do të qëndronte në shesh derisa të kishte mundësi shëndetësore.
Por mesa duket rasti i djeshëm ku në protestën e thirrur nga qytetarët në rrjetet sociale nuk u paraqitën protestues, i ka vënë vulën edhe rezistencës së Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" e cila vendosi t'i japë fund protestës së gjatë.
Në vazhdueshmërinë që pati protesta, shpesh herë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa u ngritën dhjetëra procedime penale ndaj Lapajt, e qytetarëve të tjerë për "zaptimin e tokës". Për këtë si për ironi aktivistët e Lëvizjes Shqipëria Bëhet kanë lënë në murin e kryeministrisë një fletë ku shkruhet "Sheshi u lirua". Versus.al

