Emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit vijojnë të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mes shteteve të ndryshme nga ku po vijojnë regjistrimet është edhe ishulli i humbur i Shën Helenës, një territor vullkanik me një sipërfaqe prej 122 km², në Oqeanin Atlantik Jugor, rreth 2,000 km larg bregdetit të Afrikës. Ishulli ka rreth 4 mijë banorë në total.
Sipërfaqja e ishullit vullkanik është më e vogël se e Tiranës pa rrethinat dhe shumica e banorëve aty kanë emigruar dhe mbajnë prindërit me remitanca duke mos pasur asnjë sektor ekonomik përveç atij publik që mbahet me fondet e Britanisë.
Pavarësiht kësaj, sipas KQZ janë 160 shqiptarë që jetojnë në këtë ishull të varfër që njihet për faktin se Napoleoni i Francës u dërgua për internim dhe më pas edhe ndërroi jetë.
Lidhur me këtë fakt, shumë persona e kanë komentuar si të papranueshmenjë gjë të tillë duke argumentuar se nuk mund të ketë sesi vota e tyre të jetë në favor të vendit në rastin kur kanë zgjedhur të jetojnë në një vend që ka të ardhura mesatare më të ulëta se Shqipëria. Versus.al







