POLITIKË /

“S’kemi pasur armë”, ‘ngërçi’ në njoftimin e policisë për përplasjen me deputetët

Shkruar nga Versus

“S’kemi pasur armë”, ‘ngërçi’

Policia e Shtetit doli me një njoftim së fundmi ku hodhi posthë pretendimet se efektivët kanë nxjerrë armë zjarri ashtu siç u pretendua nga deputetët demokratë gjatë përplasjes në oborrin e Kuvendit.

Por në njoftim ka një “ngërç”, pasi policia thotë se efektivët e pranishëm në “tubim” nuk kanë pasur armë zjarri, vetëm shkopinj gome. Në fakt leja për tubimin është marrë për ambientin para bashkisë së Tiranës dhe nuk theksohet nëse bëhet fjalë për efektivët të cilët gjendeshin të rreshtuar para bashkisë apo ata të cilët hynë në oborrin e Kuvendit.

“Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

 Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në shpjegimin e tyre për kërcënimin e Luan Baçit me armë zjarri, policia shprehet se nuk u është nxjerrë arma ‘tubuesve’, sërish pa e specifikuar që bëhet fjalë për deputetin dhe ky i fundit nuk ka qenë pjesëmarrës në ndonjë tubim për të cilin është marrë leje për t’u zhvilluar para bashkisë.

“Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private”- përfundon policia. Versus.al

Poll