POLITIKË /

“Sot zgjedhim ekipin e ri drejtues të PS”, Rama ndan foto nga salla ku zhvillohen punimet e Asamblesë

Priten ndryshime lidhur me skuadrën që do drejtojë fushatën për zgjedhjet e 2025-ës.

Shkruar nga Versus
“Sot zgjedhim ekipin e ri drejtues të PS”, Rama ndan foto nga
Foto ku do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së PS

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga salla ku në orën 11:00 nis mbledhjen Asambleja e PS-së. Krahas fotos së publikuar, kryesocialisti tha se në punimet e sotme të Asamblesë do të zgjidhet ekipi drejtues i PS dhe nis puna për skuadrën e re që do përfaqësojë partinë për vizionin “Shqipëria 2030”.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të partisë socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan kreu i PS.

Mbledhja e sotme e Asamblesë pritet të ketë një rëndësi kyçe në përzgjedhjen e ekipit të 12 drejtuesve politikë të qarqeve të cilët do të drejtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025. Versus.al

Poll