POLITIKË /

“Ta quajnë droga hotel”, ironi mes Spaho dhe Klosit për projektligjin e tatimeve! Socialisti: Nuk tatohen brand-et

Shkruar nga Versus
“Ta quajnë droga hotel”, ironi mes Spaho dhe Klosit për
Klosi dhe Spaho debatojnë në komisionin e ekonomisë

Në komisionin e ekonomisë sot është diskutuar projektligji për ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat për strukturat hoteliere që operojnë në Shqipëri me një brand ndërkombëtar.

I pranishëm për të shpjeguar qëllimet dhe lehtësirat fiskale që përfitojnë investitorët, ishte ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili shpjegoi se statusin e investitorit e përfitojnë ata që investojnë në bashkëpunim me një brand ndërkombëtar dhe jo ata të cilët hapin një hotel apo resort me emrin e tyre të personalizuar.

Gjatë shpjegimit pati edhe debate me deputetin e PD, Edmond Spaho i cili i konsideroi të panevojshme këto ndryshime.

Pjesë nga debati:

Blendi Klosi: Investitori që investon në një hotel investon lekët e veta biznesin e tij. Mund të investojë dhe t’i verë emrin e familjes së tij mund ta bëjë psh “Klosi apo hotel”

Spaho: Ose droga hotel

Klosi: Po mirë dakord ose droga hotel, ose foltorja hotel. Varet si e vendos. Në këto kushte nuk përfiton lehtësira dhe nuk merr statusin e hotelerisë. Ministria e Turizmit nuk ia jep statusin një hoteli që nuk ka brand, pra nuk i jep vlerësimin me yje. Vetëm hotelet që kanë brand, dhe kjo ka qenë arsyeja përse këto hotele kanë marrë brandin, por nuk marrin përfitime fiskale.

Ky status iu jepet vetëm investimeve të reja. Investitorëve së bashku me brandin. Zoti Spaho nuk kam shpikur botën, kam bërë atë që kanë bërë vendet e rajonit. Këtë përfitim nuk e marrin investitorët, lehtësirat shkojnë për brandin. Versus.al

Poll