POLITIKË /

Të enjten deputetët marrin pushimet, PD kërkon mbledhjen e Kuvendit për protestat masive

Kërkesa për seancë lidhet me 5 pikat e paraqitura nga protestuesit para kryeministrisë.

Shkruar nga Versus

Të enjten deputetët marrin pushimet, PD kërkon mbledhjen e

Të enjten pritet të jetë seanca përmbyllëse e Kuvendit për këtë sesion parlamentar për t’u rikthyer më pas në shtator kur përfundojnë edhe pushimet verore.

Megjithatë, grupi parlamentar i PD i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë të një mocioni me debat me argumentin se protestat e vazhdueshme të qytetarëve dhe shqetësimet e tyre mbi transparencën e qeverisë kërkojnë debat të menjëhershëm në parlament.

Në kërkesën e dorëzuar theksohet se  protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare. Versus.al

Poll