POLITIKË /

''Të lirohet menjëherë'', Berisha për transformimin e Metës: Kanë ushtruar dhunë dhe terror psikologjik ndaj tij

Shkruar nga Versus

''Të lirohet menjëherë'', Berisha për

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas seancës së gjyqit të Ilir Metës të transmetuar ditën e djeshme ku u vu re edhe një transformim në pamjen e ish-presidentit. Berisha tha se ndaj Metës është ushtruar dhunë e terror psikologjik.

“Është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik, periodik, madje edhe fizik, janë organizuar provokacione nga më të ulëtat e rrezikshmet, janë dhunuar të drejtat kushtetuese dhe qytetare”, tha Berisha duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij dhe ndërhyrjen urgjente të Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës.

Sipas kreut të PD, duhet që çdo seancë gjyqësore të jetë publike në mënyrë që asgjë të mos mbahet e fshehur nga publiku.

“Mendoj dhe kam bindjen më të thellë se çdo seancë, përjashto ato që kanë sekrete të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, duhet të jenë publike. Kjo është një normë për çdo vend të lirë. Kur një seancë bëhet e mbyllur, bëhet për qëllime të sekretit shtetëror dhe asgjë tjetër s’mund të mbahet fshehur nga mediat dhe publiku. Ky është standardi i çdo vendi të lirë”- shtoi Berisha. Versus.al

 

Poll