Në rrjetet sociale është shpërndarë një thirrje për protestë mbarëkombëtare më datë 17 tetor në orën 17:00 në Tiranë në mbështetje të ish-liderëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj të cilët prej vitit 2020 mbahen të paraburgosur në Hagë dhe së fundmi ka nisur procesi gjyqësor ndaj tyre.
Thirrjen e bërë në rrjete sociale e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama i cili u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të të gjitha trojeve të mblidhen në Tiranë këtë të premte për të kërkuar drejtësi .
‘’Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje.
LIRIA KA EMËR. Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT’’- shkruan Rama në postimin e bërë. Versus.al







