POLITIKË /

Tirana mbledh trevat shqiptare në protestë për ish-liderët e UÇK-së, Rruga e Kombit pa pagesë

Shkruar nga Versus

Tirana mbledh trevat shqiptare në protestë për ish-liderët e

Sot në orën 17:00 pritet të mbahet në Tiranë protesta mbarëkombëtare e thirrur disa ditë më parë në mbrojtje të ish-liderëve të UÇK-së të cilët mbahen të arrestuar në Hagë prej 5 vitesh.  Njoftimi për protestën u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama i cili u bëri thirrje shqiptarëve nga të gjitha trevat që të mblidhen në Tiranë për të treguar mbështetjen e tyre për liderët e UÇK-së në Hagë.

Madje për të lehtësuar udhëtimin e shqiptarëve të Kosovës drejt Tiranës, zv.kryeministrja Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm deri në orën 09:00 të 18 tetorit, kalimi në Rrugën e Kombit do të jetë pa pagesë.

Mirëpo kjo protestë ka ngjallur edhe shumëpërplasje politike. së pari mes vetë kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit me anë të një deklarate të Vetëvendosjes i kërkonte Ramës të shprehte pendesë pasi kishte qenë vetë ai në 2015-ën që kishte udhëtuar me helikopter drejt Kosovës për t’i bindur që ta votonin Gjykatën Speciale e cila prej 5 vitesh mban në Hagë ish-liderët e UÇK.

Gjithashtu pyeti Ramën nëse e kishte ngritur ndonjëherë këtë shqetësim në organizata të tilla si OKB, Këshilli i Evropës, OSBE apo NATO duke lënë të kuptohet se para se të thërrasë protesta të tilla, kryeministri i Shqipërisë duhet të bëjë shumë më shumë se aq nëse vërtet është i interesuar. Nga ana tjetër Rama iu përgjigj me një shkrim tipik, duke mos i kthyer përgjigjie konkrete, por duke thënë se Kurti do ta donte Hashim Thaçin përgjithmonë në Hagë.

Megjithatë Vetëvendosja e ka mbështetur protestën, pavarësisht se Kurti nuk do jetë i pranishëm. Nga ana tjetër, as PD nuk do të jetë e pranishme në protestë (me përjashtim të Mediut). Sipas opozitës, Rama po përpiqet ta përdorë politikisht protestën. Versus.al

Poll