POLITIKË /

U skualifikua nga gara, Sela padi në Gjykatë: Të shpallet e pavlefshme kandidimi i Berishës

Sela ka depozituar një padi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku kundërshton vendimin për skualifikimin e saj, duke e cilësuar atë të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale.

Shkruar nga Versus

U skualifikua nga gara,  Sela padi në Gjykatë: Të shpallet e

Mereme Sela ka vendosur ta çojë në gjykatë përplasjen me Partia Demokratike e Shqipërisë, pas përjashtimit nga gara për kreun e partisë.

Sela ka depozituar një padi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku kundërshton vendimin për skualifikimin e saj, duke e cilësuar atë të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale.

Sipas saj, përjashtimi është bërë në shkelje të të drejtave statutore dhe parimit të barazisë në garë.

Në padi ngrihen gjithashtu pretendime për kandidimin e Sali Berisha, që sipas Selës bie ndesh me statutin e partisë, konkretisht me nenin 46, i njohur si “neni Basha”, i cili parashikon largimin e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, Sela kërkon:

shpalljen të pavlefshme të vendimit për skualifikimin e saj nga gara;

rikthimin në procesin zgjedhor për kryetar;

shpalljen të pavlefshme të kandidimit të Berishës;

konstatimin e shkeljeve të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;

si dhe pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor të 23 majit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata në ditët në vijim, ndërsa përplasjet brenda Partisë Demokratike vijojnë të thellohen./Versus.al

Poll