POLITIKË /

Urdhri i Bektashit bën ‘jehonë’ edhe në SHBA, New York Times i kushton faqen e parë të gazetës

Shkruar nga Versus

Urdhri i Bektashit bën ‘jehonë’ edhe në SHBA, New

Ideja e krijimit të një shteti të ri sovran të emërtuar “Urdhri Bektashi” në një pjesë territori të Tiranës dhe Krujës ka bërë jehonë në gjithë botën.

Ndërsa në Shqipëri, ende shumë pak persona kanë dijeni mbi çështjen, pasi ishte një shpallje e kryeministrit Edi Rama i cili ma pas ia kishte prezantuar idenë edhe Baba Mondit, tashmë edhe media prestigjoze amerikane “New York Times” i ka kushtuar faqen e parë në versionin e gazetës print kësaj ideje. Shkrimi ka për autor Andrew Higgins.

Urdhri i Bektashit bën ‘jehonë’ edhe në SHBA, New
Gazeta print e New York Times

Vetë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e OKB-së ditën e djeshme në Nju Jork foli për krijimin e një shtetit të ri sovran brenda Shqipërisë që sipas Ramës do të transformohet në një qendër bashkëjetuese e tolerance brenda Tiranës.

Më herët kryegjyshata botërore e Bektashinjve, në një deklaratë për shtyp sqaroi se shteti i ri sovran nuk ka qëllim fitimin e pushtetit politik dhe se kjo gjë do t’i mundësojë Urdhrit Bektashi nxitjen e dialogut ndërfetar dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në të gjithë botën. Lajmi i krijimit të një shteti të tillë ishte krejt i papritur për publikun shqiptar ndërsa ende ka shumë paqartësi mbi arsyet e vërteta të kësaj ideje nga Rama.

Nëse realizohet, shteti sovran i Urdhrit Bektashi do të ketë vetëqeverisje territori në 10 hektarë tokë mes Tiranës e Krujës duke u bërë shteti më i vogël në botë. Sa i takon marrjes së shtetësisë, rregullat do jenë të ngjashme me ato të Vatikanit, duke e dhënë pasaportën vetëm për klerin apo punonjësit e administratës. Versus.al

Poll