Në drejtorinë e Policisë Tiranë ka mbërritur avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho i cili do të shoqërojë deputetin përgjatë procedurave të dorëzimit. Ndërkohë para kësaj drejtorie janë mbledhur dhe shumë përkrahës të Salianjit, i cili do të vuajë dënimin 1 vit në burgun e Fierit pas vendimit të Gjykatës së Apelit për akuzën ‘kallëzim i rremë’. Mësohet se deputeti Salianji ndodhet ende në selinë e PD-së dhe pritet nga momenti në moment të niset drejt Drejtorisë së Policisë./ Versus.al







