POLITIKË /

(VIDEO) Nga zona e ajrimit e “313”/ Duke pirë cigare, ja si duket Meta disa muaj pas arrestimit

Nga pamjet e filmuara nga ambientet e ajrimit në Burgun “313” duket se Meta po e shfrytëzon kohën për të mbajtur trupin në formë dhe shfaqet duke bërë ecje rreth godinës. Megjithatë vështirësinë e të jetuar brenda në qeli po e kalon duke konsumuar cigare.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) Nga zona e ajrimit e “313”/ Duke pirë cigare, ja si

 

I arrestuar në tetor të vitit të kaluar, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Ilir Meta ndodhet në një nga qelitë e burgut “313” në Tiranë. Politikanit që ju vunë prangat në flagrancë, përpara arrestimit ishte mjaft aktiv në rrjete sociale ku edhe ndante momente nga përditshmëria e tij.

Kryetari i burgosur i Partisë së Lirisë, publikonte shpesh pamje nga udhëtimet në natyrë, të  cilat duket se i mungojnë.

Nga pamjet e filmuara nga ambientet e ajrimit në Burgun “313” duket se Meta po e shfrytëzon kohën për të mbajtur trupin në formë dhe shfaqet duke bërë ecje rreth godinës. Megjithatë vështirësinë e të jetuar brenda në qeli po e kalon duke konsumuar cigare.

Ish presidenti i Republikës ka kërcënuar gjatë seancave gjyqësore nën praninë e avokatëve dhe gjyqtarëve edhe Altin Dumanin. /Versus.al/

Poll