
Deputeti demokrat, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp pas vendimit që SPAK mori për të nisur hetimet mbi “21 janarin” duke dhënë përgjigjie edhe mbi pyetje të gazetarëve lidhur me rolin e tij si ministër i Brendshëm.
Por ajo çfarë ra në sy është se ndryshe nga herët e tjera, Basha e prezantoi veten si kryetar i Partisë së Demokratëve Euroatlantikë duke lënë të kuptohet distancimi nga emërtimi i vjetër i Partisë Demokratike që pasi Gjykata e Apelit mori vendimin që vula t’i japet Sali Berishës si kryetar duke njohur ndryshimet e Kuvendit të zhvilluar më 11 dhjetor 2021.
Pavarësisht braktisjes së tij edhe nga aleatët më besnikë si Enkelejd Alibeaj apo Kreshnik Çollaku, të cilët së fundmi janë distancuar nga ai, Basha ka theksuar se do të vijojë të qëndrojë në politikë dhe për këtë prezantoi edhe emrin e ri të partisë duke theksuar se do ta vijojë betejën për vulën e PD duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Do vazhdoj në politikë së bashku me ata demokratë që misionin e kanë të lidhur me integrimin euroatlantik. Kushdo që dëshiron mund të na bashkohet, partia e demokratëve auroatlantikë është e hapur”- u shpreh Basha ndër të tjera. Versus.al







