Sot presidenti Bajram Begaj nis konsultimet me partitë politike me qëllim përcaktimin e datës që do të dekretohet si ditë zgjedhjesh parlamentare në 2025-ën.
Fillimisht do të priten në presidencë përfaqësuesit e partive politike të vogla opozitare. Kreu i PR, Fatmir Mediu, Vangjel Dule i PBDNJ, Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Dashamir Shehi i LZHK do të takohen sot me Begajn në presidencë.
Të nesërmen pritet që konsultat të zhvillohen me përfaqësues të Partisë së Lirisë. Ndërsa me dy partitë kryesore politike, Begaj do të zhvillojë konsulta më 25 nëntor.
Kujtojmë që marrëdhëniet institucionale mes Partisë Demokratike dhe presidentit Bajram Begaj nuk janë aspak të mira. Demokratët e kanë akuzuar vazhdimisht Begajn se po tregohet i njëanshëm duke dalë hapur në krah të socialistëve në çështje të ndryshme. Versus.al








