POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha akuzon Ramën: Përdori licencat për mbjellje kanabisi për të manipuluar zgjedhjet

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka përdorur licencat për kultivimin e kanabisit si mjet për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha akuzon Ramën: Përdori licencat për
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka ngritur akuza rë reja ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka përdorur licencat për kultivimin e kanabisit si mjet për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.

“Në këtë farsë elektorale, Rama përdori çdo mjet të mundshëm, përfshirë shpërndarjen në kundërshtim me ligjin të licencave për kultivimin e drogës, që kapin një sipërfaqe prej 29 mijë e 300 hektarësh,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, ndërsa ligji i miratuar nga vetë qeveria për kanabisin mjekësor parashikon vetëm 200 hektarë për mbjellje, gjatë vitit zgjedhor kjo shifër është shumëfishuar në mënyrë të paligjshme dhe të paqartë.

“Në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis, me një vlerë që mund të arrijë deri në 10 miliardë euro,” theksoi Berisha, duke shtuar se Shqipëria është kthyer në një plantacion gjigant droge që, sipas tij, u përdor për blerjen e votës dhe kapjen e zgjedhjeve.

Berisha e cilësoi këtë një nga aktet më të rënda të deformimit të procesit zgjedhor dhe kërkoi hetim ndërkombëtar, duke akuzuar qeverinë për krim shtetëror në bashkëpunim me trafikantët. Versus.al

Poll