POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, miratohet fondi për partitë politike! 20 mln lekë më shumë se në 2021-in

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, miratohet fondi për partitë politike! 20 mln

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin prej 150 mln lekësh për partitë politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Krahasuar me fondin e caktuar në zgjedhjet e kaluara parlamentare, këtë herë fondi është 20 mln lekë më i madh për shkak të angazhimeve që partitë politike do të kenë gjatë angazhimit me diasporën shqiptare.

Propozimi për rritjen e fondit, u bë nga kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, fondi për partitë politike ka qenë 130 milionë lekë të reja. Me mundësimin e votës së diasporës, kryetarëve dhe përfaqësuesve të partive politike, do t'u duhet të udhëtojnë në shtete të ndryshme ku ka shqiptarë me qëllim që të sigurojnë mbështetjen e tyre. Versus.al

Poll