POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit/ Versus.al pubikon sondazhin! PS forcë e parë, por jo shumicë! ‘Të vegjlit’, ‘vendimtarë’ së bashku

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet e 11 majit/ Versus.al pubikon sondazhin! PS forcë e parë,
Fotomontazh: Edi Rama dhe Sali Berisha në sfond dhe krerët e partive të reja, Adriatik Lapaj, Agron Shehaj dhe Arlind Qori

Versus Media ka zhvilluar një sondazh në faqen zyrtare të internetit Versus.al mbi zgjedhjet parlamentare që mbahen të dielën më 11 maj. Sondazhi ka qenë i hapur përgjatë gjithë ditëve të fushatës zgjedhore dhe kanë marrë pjesë në total 1909 persona të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre mbi partinë që dëshirojnë të qeverisë vendin duke votuar të preferuarën mes 11 subjekteve në listë.

Në këtë sondazh kanë patur qasje qytetarë nga i gjithë vendi për të pasqyruar kështu një panoramë të përafërt me rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve që mbahen të dielën.

Partia më e votuar, rezulton të jetë Partia Socialiste me 806 vota ose përkthyer në përqindje, 42% të totalit. Ndiqet nga Partia Demokratike me 454 vota ose 24% të totalit.

Dy partitë e mëdha

Socialistët dhe demokratët të cilët kanë dominuar skenën politike gjatë pruralizmit, kanë marrë 1260 vota në total 64.04% të votave të pjesëmarrësve në sondazh, që është shifër më e madhe se të gjitha partitë e vogla të marra së bashku.

Nëse partitë e reja do bënin koalicion

Forca e tretë politike në përgjigjet e këtij sondazhi renditet ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ me 146 vota ose 8% të totalit. Më pas vjen një tjetër parti e re, ‘Lëvizja Bashkë’ me 114 vota ose 6% të totalit. Partia ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, ka arritur të marrë 78 vota ose 4% të totalit të pjesëmarrësve. Nëse këto tre parti do të formonin një koalicion parazgjedhor, sipas këtij sondazhi do të merrnin 338 vota ose e thënë në përqindje 17.71%, duke u shndërruar në një forcë vendimtare për fatin e qeverisjes së vendit.

‘Të vegjlit’ forcë vendimtare

Pas një përllogaritje të thjeshtë të kryer, partitë e reja do të ishin vendimtare në këto zgjedhje nëse do të garonin në një koalicion të përbashkët. Gjendur në kushtet kur Rama dhe Berisha nuk do të bashkëpunonin për të formuar një qeveri as me njëri tjetrin dhe as me Bashën, partitë e reja do të kishin në dorë fatin e qeverisjes, duke marrë parasysh se partitë e vogla mezi kalojnë pragun. E vetmja alternativë e PS për koalicion qeverisës do të ishte PSD e Tom Doshit që në këtë sondazh ka marrë 3% të votave.

Lista e plotë sipas renditjes së partive politike në fletën e votimit me numrin konkret të votave të marra:

Partia Demokratike- Aleanca per Shqiperine Madheshtore - 454 vota (24%)

Levizja Bashke (Arlind Qori)- 114 vota (6%)

Levizja Atdheu - 57 vota (3%)

Koalicioni Euroatlantik- 92 vota (5%)

Partia Socialiste- 806 vota (42%)

Koalicioni Nisma Shqiperia Behet- 146 vota (8%)

Aleanca Kombëtare- 41 vota (2%)

Aleanca Demokracia e Re- 25 vota (1%)

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)- 38 vota (2%)

Partia Mundësia (Agron Shehaj)- 78 vota (4%)

Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)- 58 vota (3%)

Zgjedhjet e 11 majit/ Versus.al pubikon sondazhin! PS forcë e parë, Zgjedhjet e 11 majit/ Versus.al pubikon sondazhin! PS forcë e parë,  

Duke marrë parasysh faktin se pragu kombëtar për të fituar ulëse në Kuvend është 3%, një pjesë e mirë e subjekteve politike garuese, nuk e kalojnë pragun, duke bërë që ndarja e mandateve të mbetet mes partive të tjera. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: