AKTUALITET /

I transferuan 200 mijë euro, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e llogarive bankare të një personi! Djali i tij i hetuar në Britani

Në vite të ndryshme, shtetasit D.Ll me banim në Tiranë, iu transferuan në llogari mijëra euro nga persona të huaj në Britaninë e Madhe të cilër dyshohet se kanë lidhje me djalin e tij që ishte hetuar për kërcënim personash dhe pastrim parash.

Shkruar nga B.V

I transferuan 200 mijë euro, Prokuroria e Tiranës kërkon

Tiranë- Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar sekuestrimin e llogarive të një personi të identifikuar si D.Ll pasi gjatë periudhës janar 2021-prill 2024 ka përfituar 17 transferta parash nga Britania e Madhe me vlerën 159.983 paund nga persona të ndryshëm.

Një prej personave që ka transferuar para drejt llogarisë së D.Ll rezoluton të jetë shtetas i huaj i cili deklarohet si shok i djalit të personit që kërkohet t’i sekuestrohen llogaritë bankare.

Djali i personit nën hetim, D.Ll rezulton se në vitin 2022, është hetuar në Angli për pastrim parash dhe përdorimin e personave të tretë për të kërcënuar individë të caktuar.

Sipas prokurorisë ekziston rreziku që kjo shumë parash të ketë ardhur si pasojë e veprimtarive kriminale dhe prandaj është i nevojshëm sekuestrimi i llogarisë bankare me qëllim që të mos transferohet te persona të tjerë. Versus.al

Poll