Policia e Tiranës arrestuar 19 vjeçarin me inicialet A.A banues në Kamëz i dyshuar për plagosjen e studentit të Inxhinierisë Ekonomike, Aron Demirajn, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (21 nëntor) pranë Qytetit Studentit.
Ndërkohë po hetohet dhe 52 vjeçari, E.T banues në Tiranë pasi i ka shitur thikën të riut. Demiraj aktualisht ndodhet në spital ku po merr mjekim për plagët e marra nga incidenti. 19 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën por i duhet kohë për t'u rikuperuar sipas babai i të tij i cili ka folur për mediat.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.”, njoftoi policia./Versus.al








