POLITIKË /

Skandali në spitalin Onkologjik, Manja: Banditë me bluza të bardha nuk mund të njollosin sistemin

Manja u shpreh se në periudhën janar-korrik 2023 ka patur të qartë një plan masash për një hetim administrativ në qendrën spitalore 'Nënë Tereza' me fokus të veçantë spitalin Onkologjik nga drejtoria Antikorrupsion dhe ky hetim adminsitrativ vazhdon.

Shkruar nga B.SH

Skandali në spitalin Onkologjik, Manja: Banditë me bluza të

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë daljes për mediat pas vendimeve të sotme të qeverisë foli dhe për skandalin në spitalin Onkologjik.

Manja u shpreh se në periudhën janar-korrik 2023 ka patur të qartë një plan masash për një hetim administrativ në qendrën spitalore 'Nënë Tereza' me fokus të veçantë spitalin Onkologjik nga drejtoria Antikorrupsion dhe ky hetim adminsitrativ vazhdon.

‘Lidhur me ngjarjen e neveritshme që doli dje në media për spitalin Onkologjik qëndrimi i qeverisë shqiptare është i qartë: neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë shqiptare. Ka nisur një hetim penal pa diskutim do të ndëshkohen sipas ligjit por disa bandit që veshin bluzën e bardhë nuk mund të njollosin bluzat e bardha të mjekësisë shqiptare që për çdo ditë iu shërbëjnë qytetarëve shqiptarë nga veri në jug në të gjitha zonat ku kërkohet ndihma e një bluzave të bardha.

Më lejoni të them dhe që nivelin administrative ka patur një hetim të thelluar për spitalin Onkologjik. Në janar të vitit 2023 është ndërrmarë një veprim administrative është ndëshkuar një punonjëse e një spitali Onkologjik dhe është kallzuar për ndjekje penale. Ndërkohë në periudhën janar-korrik 2023 ka patur të qartë një plan masash për një hetim adminsitrativ në qendrën spitalore 'Nënë Tereza' me foKus të veçantë spitalin Onkologjik nga drejtoria Antikorrupsion dhe ky hetim adminsitrativ vazhdon. Edhe njëherë qeveria mbështet maksimimalisht bluzat e bardha që tek personeli ndihmës infermier dhe deri tek profesorët që na kanë nderuar dhe na nderojnë çdo ditë në punën e tyre në shendetësi por nuk do të lejojmë në asnjë rast që idividë të tillë që kanë vetëm një emër bandit me bluzat të bardha të njollosin sistemin.' u shpreh Manja.

Poll