MAGAZINË /

Studimi: Si mund të shpëtoni nga depresioni duke zvogëluar kohën e qëndrimit në telefon

Koha që kalojmë në telefon lidhet drejtpërdrejt me nivelin e simptomave depresive.

Shkruar nga B.V

Studimi: Si mund të shpëtoni nga depresioni duke zvogëluar

Një studim i kërkuesve të Universitetit të Pensilvanisë pretendon se ka gjetur lidhje direkte mes shpëtimit nga simptomat depresive duke zvogëluar kohën e qëndrimit në celular.

Sipas studimit, studentët të cilët kufizonin përdorimin e përditshëm të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Snapchat në 10 minuta në ditë, kishin përjetuar rënie të ndjeshme të simptomave depresive.

Në mënyrë direkte ky kufizim ka çuar në reduktimin e vetmisë dhe depresionit sipas studimit të publikuar nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë.

Studentët e vëzhguar u ndanë në dy grupe; njëri që vazhdonte të përdorte normalisht mediat sociale, dhe tjetri që ishte i kufizuar të përdorte çdo shërbim social për 10 minuta në ditë. Eksperimenti zbuloi se grupi që kishte përdorur mediat sociale në mënyrë të kufizuar, tregonte rënie të simptomave depresive.

“Moskrahasimi i jetës me të tjerët kishte pasoja shumë më të forta nga sa ishte imagjinuar dhe unë u ndjeva më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, tha një nga studentët. “Është ironike, por ndoshta jo e habitshme, që reduktimi i rrjeteve sociale, që duket sikur na ndihmon të lidhemi me të tjerët, në fakt ndihmon njerëzit të ndihen më pak të vetmuar dhe depresivë”, përfundon studimi. Versus.al

Poll