
Moderatorja Arbana Osmani është bërë së fundmi edhe një nga emrat më të diskutuar, pas largimit të saj nga Top Channel.
Ndjekësit mundohen vazhdimisht të mësojnë prej saj për projektet në vazhdim, por me sa duket moderatorja nuk ka dëshirë të flasë për diçka konkrete për momentin.
Mirëpo, me pëlqimin e një komenti në rrjete sociale, Arbana ka arritur të ngrejë shumë pikëpyetje. Sipas ndjekësve nuk është hera e parë që moderatorja e bën diçka të tillë, dhe në njëfarë mënyre ato po mundohen ta zbërthejnë.
Në një prej postimeve të saj, dikush ka shkruar: "Ti ke lindur për tv! Le të thonë ç'të duan, por ti je magji për spektakël! Ke shumë sharm, buzëqeshja jote është karakteristikë më vehte që ti tërheq akoma më shumë teleshikuesit! Shpresojmë të shohim së shpejti në tv me programe të bukura që ti realizon! Më vjen keq që në top- channel janë disa që s'e kanë haberin fare për tv, por s'e di sesi janë aty! Ai tv na ka bërë që dhe pse jashtë vendit, ne ta ndiqnim,por ka ca kohë që është prishur!"
Ky koment aq sa është mbështetës për moderatoren, është edhe kritikues ndaj Top Channel. Duke i dhënë pëlqimin e saj, Arbana duket se është dakord për të dyja pjesët, duke dhënë kështu edhe një shenjë që ndoshta nuk do të jetë më pjesë e atij televizioni, pavarësisht se nuk ka asnjë deklaratë konkrete prej saj që e pohon këtë./ Versus.al







