POLITIKË /

'Turi i Diasporës', Rama takohet sot me shqiptarët në SHBA, i fton në takim me këngën e Noizyt

Pas SHBA-ve, Rama takohet me shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik.

Shkruar nga Versus

'Turi i Diasporës', Rama takohet sot me shqiptarët në

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët të cilët jetojnë në SHBA. Në orën 11:00 me orën lokale në Nju Jorkut, Rama zhvillon takimin në kuadër të atij që e ka konsideruar si “tur bashkëbisedimi me diasporën”.

Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Times Square ku është vendosur logo e eventit të takimit me shqiptarët e amerikës dhe adresa Gotham Hall, 1356 Broadëay, Neë York, Ny 1008.

Në sfond të videos së publikuar nga Rama është kënga “Ku janë shqiponjat” e reperit Noizy i cili e shoqëroi kryeministrin edhe në takimet me shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Itali. Pritet që në takimin e sotëm të marrin pjesë rreth 2 mijë persona në sallën ku është organizuar dhe nuk do të mungojnë as këngëtarët.

Ndërkohë më 3 nëntor Rama do të jetë sërish në Greqi, por kësaj radhe do të takojë diasporën shqiptare në Selanik.

Pavarësisht se me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, u njoh e drejta e emigrantëve të cilët jetojnë jashtë vendit, së fundmi KQZ shpalosi një problem që ka të bëjë me vonesën e mbërritjes së votës së dërguar me postë nga jashtë vendit. KQZ thotë se dërgimi me postë vonon më shumë se 10 ditë dhe se kjo mund të shfaqë probleme në procesin e votimit pasi asnjë votë nuk konsiderohet e vlefshme pas orës 19:00 të ditës kur votohet. Versus.al

Poll