
Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta lidhur me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta mesditën e 21 tetorit në hyrje të Tiranës.
I ftuar në “Breaking”, Ngjela hodhi dyshimet se kreu i PL mund të ketë pasur me vete njerëz të armatosur, prandaj është arrestuar në atë mënyrë të dhunshme. Sipas Ngjelës, efektivët e Operacionales, kanë pasur informacione për një gjë të tillë dhe prandaj kanë ndërhyrë në atë mënyrë.
“Nuk duhet të merren gjërat shabllon. Këta janë njerëz të fortë, ata që mund të kenë pasur informacion se ata që e mbronin ishin të armatosur, janë profesionistë. Kanë pasur shumë raste te tilla. Tipa të tillë pushtetetarë që kanë mjete forcë ne mbrojtje, në momentet kur i vjen goditja fatale e humbasin koshiencën si rregull. Jam i bindur që ishte me armë, prandaj bën atë lloj kapjeje, mund të ketë pasur në makinë roje të tij, me ty deri në vdekje të paguar. Gjesti i marrjes linte të kuptuar që brenda ka pasur persona që mund të qëllonin”- u shpreh avokati.
Por më tej shtoi se ka pasur persona të tillë në makinë, nuk kanë vepruar sepse nuk i ka lënë Meta të vepronin.
“Nëse ka pasur dhe nuk kanë vepruar, nuk i ka lënë Meta. E pa që nuk kishte më mundësi, ishin shumë këta. Fakti që ishin kaq shumë, kanë pasur mendimin se mund të kishte kundërshtim të brendshëm me armë. Do thuash ti nga e di? Nga eksperienca, kur vjen problemi i ligjit bëhen agresiv. Meta nuk u bë agresiv, por të shikojmë si do shkojë gjyqi"- shtoi Ngjela. Versus.al







