Unpublished /

Nuk pagoi punonjëset dhe përdorte pajisje kontrabandë, arrestohet pronari i një parukerie (EMRI)

Sipas burimeve zyrtare, në pranga ra shtetasi Besmir Aliko, pronar i një parukerie, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për bashkëshorten e tij, Kaltrina Balaj, 38 vjeçe.

Shkruar nga Versus

Nuk pagoi punonjëset dhe përdorte pajisje kontrabandë, arrestohet

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet pasi dyshohet se nuk u ka dhënë pagat pesë punonjëseve të tij, ndërsa bashkëshortja e tij po hetohet në gjendje të lirë për të njëjtën çështje.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga ra shtetasi Besmir Aliko, pronar i një parukerie, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për bashkëshorten e tij, Kaltrina Balaj, 38 vjeçe.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga pesë shtetase që pretenduan se nuk ishin paguar për punën e kryer.

Nga verifikimet paraprake rezulton se shuma totale e detyrimeve të papaguara arrin në rreth 20 250 euro. Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjekt dyshohet se janë gjetur pajisje pune të futura kontrabandë, të cilat po i nënshtrohen ekspertizës përkatëse.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë./Versus.al

Poll