Mbaron ushtrinë, puth 1000 persona njëri pas tjetrit
Nuk është aspak shaka, por një veprimi i yllit koreano jugor të pop-it, liderit të grupit BTS. Jin përqafoi 1000 fansa pas përfundimit të shërbimit ushtarak në Korenë e Jugut
Lirimi i tij erdhi pas 18 muajsh shërbim të detyrueshëm ushtarak dhe tani u takon pjesëtarëve të tjerë të grupit muzikor të përfundojnë udhëtimin. Grupi i plotë është planifikuar të ribashkohet në vitin 2025
Jin, i cili është pjesë e grupit pop koreano-jugor BTS përqafoi 1000 fansa të enjten në mbrëmje (13 qershor) në Seul. Lirimi I tij nga rradhët e ushtrisë erdhi një ditë më parë, 12 qershor, pas 18 muajsh shërbimi.
Grupi debutoi më 13 qershor 2013 dhe që atëherë është bërë simboli i K-pop, gurthemeli i industrisë muzikore të Koresë së Jugut, një markë eksporti.







