AKTUALITET /

Me një xhiro 3,500 euro në ditë, kush është “Xhaxhai” shqiptar, u kap në Itali me 800 mijë euro kokainë në shtëpi?!

Shkruar nga Versus

Me një xhiro 3,500 euro në ditë, kush është

Policia italiane ka arrestuar Amarildo Daulla, 36-vjeç, i njohur në qarqet e trafikantëve si “Xhaxhai Shqiptar”, gjatë një operacioni antidrogë në Ankona. Ai ishte një emër i njohur në tregun e kokainës në qytet dhe dyshohet të ketë fituar mes 3,200 dhe 3,500 euro në ditë nga aktiviteti i tij.

Hetimet zgjatën rreth një muaj, ku policia e ndjekte me shërbime të specializuara, përfshirë pedinime dhe vëzhgime, deri në momentin kur Daulla u kap duke shitur një dozë kokainë një 35-vjeçari lokal.

Gjatë kontrollit personal, u gjetën 15 doza kokainë, me një peshë totale prej 6 gramësh, të fshehura brenda një kontejneri të surprizës së vezëve çokollatë.

Pas kontrolleve në shtëpi, policia zbuloi edhe 75 doza të tjera kokainë, të përgatitura për shitje, dhe 6 paketime me 2.5 kg kokainë të pastër, ende për t’u prerë dhe paketuar, që kapnin një vlerë të mundshme tregu prej rreth 800,000 eurosh.

Në shtëpinë e tij u gjetën gjithashtu materiale për paketimin e dozave, një peshore dixhitale, një bilanc precizioni, si dhe 3,000 euro cash dhe një agjendë me porositë dhe sasinë e drogës.

Amarildo Daulla u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike dhe, me urdhër të Prokurorit Rosario Lioniello, u dërgua në burgun Montacuto në dispozicion të gjykatës.

Operacioni u koordinua nga Drejtori i Skuadrës Mobile të Ankonës, Dr. Carlo Pinto, dhe vuri në dukje se Daulla ishte një nga furnizuesit kryesorë të kokainës në qytet./Versus.al

Poll