ZANAT /

Mira Kazhani rrëfen luftën e saj me kancerin e gjirit: "Ishte makth...Prindërit nuk e dinin..." (VIDEO)

“Edhe një ditë tjetër...” Një rrëfim i guximit dhe shpresës kur koha bëhet dhuratë

Shkruar nga Versus

Mira Kazhani rrëfen luftën e saj me kancerin e gjirit: "Ishte
Sot, Mira Kazhani ka zgjedhur të ftojë veten në podcastin e saj. E ulur përballë mikrofonit, jo si gazetare, por si një grua që ka kaluar nëpër stuhinë më të madhe të jetës së saj; luftën me kancerin e gjirit.

Në nëntor të vitit 2024, Mira u përball me një diagnozë që e ndaloi kohën për pak çaste. Por vetëm për pak. Sepse ajo zgjodhi që në vend të pyetjes “Pse unë?”, të vendoste para vetes sfidën: “Si ta kaloj?”. Sot, gati një vit më pas, ajo kthehet për të rrëfyer jo vetëm dhimbjen, por edhe dritën që mund të gjendet në errësirë. Kthehet për të folur jo vetëm për betejën fizike, por edhe për zhurmën e heshtur brenda shpirtit, për netët e gjata, për mikeshat që e ruajtën sekretin ndërsa ajo luftonte e prindërit që nuk dinin me çfarë po sfidohej e bija.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIRA KAZHANI (@mirakazhanii)


Në podcastin e fundit, Mira nuk flet me zërin e zakonshëm të gazetares, por edhe te gruas që ka qarë në heshtje, që ka gjetur forcë kur mendonte se nuk kishte më, që ka kuptuar se të jetosh nuk do të thotë vetëm të marrësh frymë, por të jesh mirënjohës për çdo ditë që vjen.

Mira Kazhani rrëfen luftën e saj me kancerin e gjirit: "Ishte

 “Edhe një ditë tjetër”
Gjatë muajve të trajtimit, Mira mbajti shënime, reflektime, mendime të shkurtra e të thella. Nga ajo përvojë lindi edhe libri i saj: “Edhe një ditë tjetër”, një rrëfim personal i dokumentuar me kujdes, që nuk synon të japë mësim, por të japë shpresë.

Ky libër është për ata që luftojnë në heshtje, për ata që kanë frikë nga fjala “kancer”, për ata që duan të dinë si është jeta përtej asaj diagnoze. Në çdo faqe ka dhimbje, por mbi të gjitha ka dashuri për jetën, për veten, për ata që qëndruan afër dhe për ata që heshtën nga frika.

 

Poll