Live Updates /

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që kishin ngritur mjekët e Onkologjikut për të sëmurët me kancer. Ministrja shkarkon zv/drejtoreshën dhe drejtuesen e spitalit

*Një skandal i madh është zbuluar ditën e sotme pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës në kuadër të të cilave u caktuan masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për zv.drejtoreshën e Onkologjikut, Brikena Qirjazi, mjekun Edmond Gashi, mjeken Alketa Pere dhe kordinatorin Emiljano Lela. *Sipas hetimeve të prokurorisë, mjekët nuk u ofronin pacientëve shërbimin e duhur dhe i drejtonin për të blerë ilaçe në “Flori Farma” të cilat ishin të kontrabanduara. Ndërsa për trajtim mjekësor i drejtonin në klinikën private “Megis” e cila është sekuestruar deri në një vendim të dytë. *Që prej vitit 2021 pajisja që shërbente për trajtimin e të sëmurëve me tumor dhe me kancel të lëkurës, ishte nxjerrë jashtë përdorimit nga mjekët e Onkologjikut duke detyruar pacientët të shkonin në klinika private. *Blerjet e simuluara të hetuesve, zbuluan skandalin me ilaçet për radioterapinë. *Mjekët kishin ngritur një skemë kriminale ku u merreshin para' pacientëve për t'i trajtuar pa rradhë, ose t'ua bënin gjendjen alarmante për t'i dërguar në klinikën private 'Megis' ku operoheshin me kosto mijëra euro. *Mjekja Alketa Pere lajmëronte personelin të kishin kujdes pasi pranë Onkologjikut kishte gazetarë. Ajo gjithashtu punonte 'në të zezë' pranë klinikës private. *Mjeku Edmond Gashi rezulton se në të paktën një rast ka deleguar një paciente në klinikën 'Megis', rast i cili pas biopsisë nuk ka rezultuar urgjent.

Shkruar nga B.V

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një skandal i madh është zbuluar ditën e sotme pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës në kuadër të të cilave u caktuan masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për zv.drejtoreshën e Onkologjikut, Brikena Qirjazi, mjekun Edmond Gashi, mjeken Alketa Pere dhe kordinatorin Emiljano Lela. *Sipas hetimeve të prokurorisë, mjekët nuk u ofronin pacientëve shërbimin e duhur dhe i drejtonin për të blerë ilaçe në “Flori Farma” të cilat ishin të kontrabanduara. Ndërsa për trajtim mjekësor i drejtonin në klinikën private “Megis” e cila është sekuestruar deri në një vendim të dytë. *Që prej vitit 2021 pajisja që shërbente për trajtimin e të sëmurëve me tumor dhe me kancel të lëkurës, ishte nxjerrë jashtë përdorimit nga mjekët e Onkologjikut duke detyruar pacientët të shkonin në klinika private. *Blerjet e simuluara të hetuesve, zbuluan skandalin me ilaçet për radioterapinë. *Mjekët kishin ngritur një skemë kriminale ku u merreshin para' pacientëve për t'i trajtuar pa rradhë, ose t'ua bënin gjendjen alarmante për t'i dërguar në klinikën private 'Megis' ku operoheshin me kosto mijëra euro. *Mjekja Alketa Pere lajmëronte personelin të kishin kujdes pasi pranë Onkologjikut kishte gazetarë. Ajo gjithashtu punonte 'në të zezë' pranë klinikës private. *Mjeku Edmond Gashi rezulton se në të paktën një rast ka deleguar një paciente në klinikën 'Megis', rast i cili pas biopsisë nuk ka rezultuar urgjent.

8 Postime
8 MUAJ ME PARE

Përgjimet te Onkologjiku/ Ilaçet për të sëmuret me kancer i ndante “Afrimi”

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që

Janë zbardhur të tjera detaje nga skema e abuzimit në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe punonjës ishin të përfshirë në një skandal me pacientet me kancer.

Në dosjen hetimore janë disa përgjime që dokumentojnë dhe skemën e abuzimit.

Një rol të veçantë dhe protagonisti kryesor, sipas përgjimeve të kësaj skeme, duket se është Afrim Ruçi, kyeinfermieri i Onkologjikut, që në shumë raste bënte rolin e sekserit dhe shërbente si urë lidhëse mes mjekëve, por dhe farmacive e pacientëve për të siguruar ilaçet e komioterapis

Po ashtu, në këto përgjime jepen dhe këshilla për personat e përfshirë në këtë skemë, që mos të bënin asnjë nder në kohën kur në turn do të ishte doktor Elidoni, pasi do të kishin probleme.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës, ka lëshuar 8 masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘etyrim paraqitje’ për personelin e këtij spitali.

PËRGJIMET:

Afrim mirëmëngjes. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs. Ok.

Në datën 04/12/2023 ora 15:09 Afrimin e telefonon një numër

Afrimi: He Rudi.

Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që ti bëjë 6 se mi kërkojë.

Afrimi: A ti bëj nesër më mirë?

Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty?

Afrimi: E mirë, mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a? Rudi: Po, 6 flakonë.

Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon një tjetër person.

Afrimi: Alo

Nr.telefonit: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.

Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me çunin. Nr.telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.

Në datën 01/12/2023 në orën 09:27 e telefonon një tjetër numër

Nr.telefonit: Ej një mikeshën tënde dhe timen bashkë e mora, e kam këtu lart A. Daja.

Afrimi: Ok, mirë.

Në datën 30/11/2023 në orën 15:15 merr një sms:

Sms Text: Afrim nesër në mëngjes të pres për firma se u mbyll muaji. Klm

Në datën 30/11/2023 në orën 13:01 merr sms:

Sms: C’kemi Afrim si je ti? Të lutem urgjent në farmaci këta pacientë, nuk i pres më.

Në datën 30/11/2023 në orën 13:52 i shkruan një nr.telefoni: Nqs je i lirë të vij të takoj pak?

Në datën 30/11/2023 në orën 10:22 e telefonon një numër.

Afrimi: Hë Besa.

Besa: Nuk ka ilaç?

Afrimi: Po pra për momentin jo, jemi në pritje për të ardhur,

Besa: Unë fola me Mirelën, nuk më tha s’kemi. Më tha ‘kush ta dha ty këtë?!’.

Afrimi: Fole? Mirela ashtu thotë

Besa: Unë e dua sa më shpejtë se kam vajzën që niset për Angli t’i them rruga mbarë të paktën.

Afrimi: Hajde se do të bëj të pamundurën Afrimi.

Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 Afrimi merr një telefonatë

Afrimi: He vëlla.

Telefonata: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro cik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?

Afrimi: Unë jam lart në zyrë.

Telefonata: Mire ja do vijë lart tek zyra kjo.

Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon:

Afrimi: Alketa është një pacient i Sotiraqit për Erlotinib tableta.

Alketa: Ok.

Në datën 14/12/2023 në orën 10:14 Afrimi merr një telefonatë: O adash ca bën si ke qenë?

Afrimi: Mire adash ti ca bën?

Telefonata: Të’t pyes kam një mikun tim nga Përmeti që i ka dhënë rekomandim kurë ai kirurgu i Gjirokastrës për aty tek ju në date 24 janar. Po është pak vonë, na duhet diçka më shpejt se s’merr dot as kempin po nuk bëri konsultën aty.

Afrimi: Unë s’jam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe të më presë. Është ai Elidoni sot aty o burrë ai s’fut pa planifikim. Ia ke nr. Atij ti?

Telefonata: Jo s’ja kam. Po Naqellari është aty?

Afrimi: Po o burrë fol me Naqellarin, i mbaron punë Naqellari direkt.

Telefonata: Po diskutojmë linjën Naqellari njëherë, po ashtu kalojmë tek ty.

Afrimi: Ok mirë, shumë mirë.

Gjina: Është një njeriu i Megit që punon në Drejtori.

Emiljano: Prit, prit. Mos na ngatërroni në ditët e Elidonit. Mos pranoni të bëni asnjë nder në këtë ditë se nxirrte shumë problem

Gjina: Unë i premtova por jo sot

Emiljano: Hajde se flasim hajde.

8 MUAJ ME PARE

Skandali te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: Shkarkohen zv/drejtoresha dhe drejtuesja e spitalit

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që
Albana Koçiu në një pronocim për media

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu pas skandalit të zbuluar te spitali i Onkologjikut ka njoftuar se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë janë shkarkuar.

Në një denoncim për media Koçiu u shpreh se këta persona nuk mund ta mbajnë më bluzën e bardhë se kjo histori duhet të marrë  fund.

“Të gjithë personat e përfshirë në atë dosje janë të shkarkuar. Nuk mund të mbajnë më atë bluzë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje nuk mund të jenë më pjesë e jona, si nga ana penale, si administrative, si morale.

Kjo histori duhet të marrë fund. Ndjej neveri për situatën e ndodhur në spitalin Onkologjik. Këta individë nuk mund të damkosin bluzat e bardha”, tha Koçiu.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e kryeqytetit caktoi disa masa sigurie arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për pjesëtarë të stafit të Onkologjikut.

Këta mjekë nuk nuk u ofronin shërbim të sëmurëve me tumor por i dërgonin në spitalin privat dhe bënin pazar me lekët e marrë nga këta të sëmurë.

 

8 MUAJ ME PARE

“Iu bë gjyqi se denoncoi aparaturën që nuk punonte”, mjeku ngriti alarmin për rrezatimin me 20 herë të Kobaltit në QSUT

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që

Një prej mjekëve të QSUT-së, Ardian Hoti kishte ngritur problemin e rrezikut të aparaturës “Kobalto Terapie” e cila ishte marrë nga spitali Onkologjik që në vitin 2021 por nuk ishte vënë në përdorim duke krijuar kështu rrezik për jetën e stafit dhe të pacientëve për shkak të rrezatimit të lartë që mund të emetonte dhe sepse në vendin ku ishte vendosur nuk plotësoheshin kushtet për mbajtjen e saj. 

Prokurori që ka hetuar skandalin në spitalin Onkologjik, Bledar Valikaj ka marrë dëshminë e një prej mjekëve të spitalit Onkologjik lidhur me shqetësimin që kishte ngritur për praninë e rrezeve të pajisjes.

Ai ka rrëfyer se ka pasur debate për rreth 1 vit me drejtuesit e QSUT, sidomos me zv.drejtoreshën Brikena Qirjazi por nuk ka arritur të bëjë të mundur lëvizjen në një ambient më të sigurt të pajisjes që lëshonte rrezatime të dëmshme 20 herë më të larta në korridore. Mjeku, ka kërkuar që t’i prezantohej raporti për të dhënat lidhur me pajisjen, gjë që i është rezervuar me pretekstin se janë informacione të rezervuara.

"Pas kësaj kërkoi një takim me drejtuesit e QSUT ku ti prezantohej raporti dhe të gjithë së bashku të kishin një vendimmarrje sa më të shpejtë për korrigjimin e problematikës. Kërkesa e tij ishte largimi i aparatit nga ambientet e pambrojtura në ambientet e mbrojtura dhe transformimi në një ambient ashtu siç e kërkojnë standardet normale. Mbledhja u realizua nën drejtimin e nëndrejtoreshës së QSUT Brikena Qirjazi, dhe pjesëmarrës të tjerë. Ky takim në vend që të jepte zgjidhje duke u bazuar në të vërtetën e fakteve u kthye në një gjyq ndaj mjekut dhe pyetja që i drejtohej ishte nëse ishte rrezatuar ose jo dhe kjo pyetje është bëra nga nëndrejtoreshë Brikena, e përsëritur disa herë që duhet t’i faktonte rrezatimin. Që në fillim të takimit mjeku kërkoi që mbledhja të protokollohej në mënyrë që gjithsecili të mbante përgjegjësi për çfarë do të thoshte, por pas disa minutash i rezultoi se nuk po shënohej asgjë"- shkruhet në dosje. 

Mjeku u tha hetuesve se surpriza nga ky takim ka qenë nga përgjegjësia e zyrës për mbrojtjen e rrezatimeve në QSUT, e cila nxori një letër që nuk e ka parë të arsyeshme ta lexonte e cila pretendoi që QSUT ishte licencuar që mund të magazinonte mbetjet radioaktive. Meqenëse mbledhja nuk po protokollohej, nuk po flitej për çështjen për të cilën ishin mbledhur, mjeku e pa të arsyeshme të largohet.

Pas disa muajsh që mjeku ishte larguar nga Spitali Onkologjik, për shkak të mospajtimit të tij me kushtet e punës që i ofroheshin, disa kolegë i kanë treguar se janë bërë matje nga të huajt dhe është lënë një procesverbal i dorëzuar në drejtorinë e QSUT ku thuhet se ambienti ku ndodhet pajisja është i papërshtatshëm për punë dhe nuk ka mundësi as për transformimin e bunkerëve të trajtimit të kancerit. Versus.al

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që
Mesazhi që doktori Ardian Hoti ua ka dërguar kolegëve për aparaturën "Kobalt"

8 MUAJ ME PARE

“Kini mendjen se keni gazetarë vërdallë”, doktoresha Alketa Pere paralajmëronte kordinatorin për të patur kujdes me radhën dhe ilaçet

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që
Doktoresha e Onkologjikut, Alketa Ymeri (Pere)

Në përgjimet e dosjes që Versus.al ka siguruar sa i përket skandalit të ilaçeve për kancerin në spitalin Onkologjik, vihet re një komunikim i doktoreshës Alketa Ymeri (Pere) e cila i kërkon kordinatorit të spitalit, Emiljano Lela që të kenë kujdes pasi mund t’u zbulohet skema e skandalit nga gazetarë të cilët mund të shtiren si pacientë.

Ajo e pyet Lelën nëse i ka informuar edhe të tjerët që të kenë kujdes me shkeljet që kryejnë sa i takon futjes pa radhë të pacientëve si dhe shitjes së ilaçeve për kancerin të cilat i dërgonin në farmacitë “Vip” dhe “Kasa” për t’i shitur nga 250 deri në 1500 euro.

Pjesë nga përgjimet e dosjes:

Alketa: O land se doli biopsia. Ik thuaj pak doktoreshes ta futi tani, ta beje operacionin para dates 31. E ka Alketa njeriun e vete thuaj

Ne oren daten 14/12/2023 ne 10:24 telefonon nr.069******** dhe I thote:

Emiljano: Po Keta.

Alketa: Keni gazetare te Stopit verdalle me shume mundesi po xhirojne. Kini mendjen. Emiljano: Ok.

Ne daten 14/12/2023 ne oren 10:25 telefonon 069********* si më poshte: Alketa: Mund te vijne dhe si paciente kini mendjen. Emiljano: Po, po.

Alketa: la the te tjerve?

Ne daten 12/12/2023 ne oren 10:55 telefonon nr.telefonit 068******** si me poshte: Alketa: O afrim ca mungesash kemi ne me kimiot? Afrimi: Momentalisht nuk kemi, po ja ti shoh dhe te them. Alketa: Jo me duhet tani se kam doktoreshe Arjanen ketu. Afrimi: Ja ti dergoj tani

Dhe ne po te njejten kohe I degron me sms:

Alketa vetem Mitoxantroni eshte mungese te tjerat jane per momentin

Në datën 27.12.2023 në orën 11:23 Alketa komunikon me numrin e telefonit 068********* ku i thotë si më poshtë vijon:

-Me mori Tonini, donte ato, a te kaloj ti marr, se i kerkojne nja dy qe nuk i ka, i ka te shitura, ka mbungesa

-po nje e mora vet une

te shofim te tjerat qe ti marr ai

Në datën 26.12.2023 në orën 13:13 e merr në telefon nr. 067********* dhe i thotë:

Më kalo pak në Ëhatsapp. Alketa: Po./ VERSUS

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që
Përgjimet ku shfaqet doktoreshë Alket Ymeri (Pere)

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që  

 

8 MUAJ ME PARE

Skandali te Onkologjiku/ “Jam ai ushtaraku që kam kimion e babit”, pacientët me kancer trajtoheshin pa radhë nëse blinin ilaçin kontrabandë 1500 euro në farmaci

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që

Versus.al ka siguruar dosjen e hetimeve që zbuluan skandalin e abuzimit të mjekëve të Onkologjikut me ilaçet për kimioterapinë e pacientëve me kancer.

Në dosjen e zbardhur mësohet se barnat vinin kontrabandë nga Itali dhe Greqia dhe transportoheshin nga Devis Beqiri.

Më pas një detaj tepër skandaloz i zbuluar nga dosja hetimore është fakti se medikamenti i kimioterapisë për trajtimin e kancerit nuk lihej i plotë në spitalin e Onkologjikut por nxirret për t’u blerë jashtë spitalit me shuma që variojnë nga 250 deri në 1500 euro. Medikamentet dërgoheshin në farmacitë “VIP dhe “Kasa”.

Përvec rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregëtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion, ka dhe raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si "Kapa" ku bëhet dhe përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shumë monetare mund të tërheqi medikament dhe pse nuk është rradha e tij për kurim por në listën e pristjes është një person tjetër. 

Pjesë nga përgjimet e zbardhura në dosjen e prokurorisë:

Në datën 05/12/2023 e telefon numri i telefonit 068****** ku i prezantohet si Halit Lushi pasi Afrimi e pyet se kush janë dhe i thotë se janë tek dera por nuk i lë polici të futen.

Në datën 05/12/2023 i bën sms nr.i telefonit 069******** ku I shprehet si më poshtë: Afrim miremengjes.

Jam ai ushtaraku qe kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgis.Ok.

Në datën 04/12/2023 ora 15:09 e telefonon numri i telefonit 06******** si më poshtë vijon:

Afrimi:He Rudi.

Rudi: Të lutem fut dikë në system që ti bëjë 6 se mi kërkojë. Afrimi: A ti bëj nesër më mirë? Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty? Afrimi: E mirë mirë hajde se do ti kërkoj.6 Flakona a? Rudi: PO 6 flakoně. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

FOTO/ Thellohet skandali në QSUT, mjekët e Onkologjikut nxorrën jashtë përdorimit aparaturën për të sëmurët me kancer

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që
Zv.drejtoresha Brikena Qirjazi, mjekja Alketa Ymeri (Pere) dhe mjeku Edmond Gashi

Tiranë- Në njoftimin zyrtar të prokurorisë janë zbuluar detaje të reja nga skandali në Onkologjikun e QSUT-së ku u zbulua se zv.drejtoresha e QSUNT, Brikena Qirjazi dhe mjekët Alketa Ymeri (Pere) dhe Edmond Gashi orientonin pacientët drejt klinikave private duke mos u dhënë shërbimin e duhur.

Pacientët më pas i blinin medikamentet në farmaci të cilat i tregtonin ato pa pullën fiskale dhe me kod të prishur. Gjatë hetimeve u zbulua se aparatura “Kobalto-Terapie” e cila u instalua në spitalin Onkologjik në vitin 2021, për trajtimin e të sëmurëve me tumor apo kancer të lëkurës, nuk ishte vënë në përdorim nga mjekët.

Sipas hetimeve të prokurorisë, nuk u krijua një “bunker radioaktiv” për të vënë në punë pajisjen duke e lënë këtë të fundit në kushte të papërshtatshme dhe duke e bërë burim rreziku për vetë personelin mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

“Aparatura e radiologjisë nuk përdorej”, detaje nga skandali në QSUT: Mjekët orientonin pacientët drejt klinikave private

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që

Detaje të reja janë zbuluar nga skandali i bërë publik ditën e sotme pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës ku u morën të pandehur mjekë të Onkologjikut në QSUT.

Mësohet se mjekët nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që duhet t’ua jepnin ata vetë. Po ashtu, burimi i kobaltit i vendosur në spitalin “Nënë Tereza” për radioterapinë nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorimit, duke u kthyer në burim rreziku për pacientët.

Po ashtu është ushtruar kontroll në disa farmaci ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara që iu shiteshin pacientëve të cilët orientoheshin nga mjekët e Onkologjikut.

Një skemë e simuluar e hetuesve me blerjen e ilaçeve për kimioterapi zbuloi skandalin në spitalin shtetëror.

Po ashtu është sekuestruar një shumë parash prej 10 mijë eurosh, në farmacinë “Flori Farma” duke caktuar edhe masë sigurimi “detyrim paraqitje” për administratorin Florian Marku. Në kuadër të këtyre hetimeve të prokurorisë, u bë edhe sekuestrimi i klinikës mjekësore private “Megis” duke i bllokuar aktivitetin deri në një moment të dytë. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Shisnin ilaçet e spitalit shtetëror tek subjekte private, nën hetim mjekë të Onkologjikut dhe farmacistë (EMRAT)

Mashtrime, rryshfete e zhvatje nëpër klinika private, skema që

Tiranë- Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e kryeqytetit ka caktuar disa masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për pjesëtarë të stafit të Onkologjikut: zv.drejtoreshën e QSUT për Onkologjikun, Brikena Qirjazi, mjekun Edmond Gashi, mjeken Alketa Pere dhe kordinatorin Emiljano Lela si dhe për bashkëpunëtorët e tyre, në farmaci apo klinika private. 

Hetimi lidhet me një çështje të medikamenteteve për kimioterapi të në pronësi të Onkologjikut, të cilat mjekët i shisnin tek subjektet private. Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara për kimioterapi.

Mësohet se ata kanë nxjerrë jashtë përdorimit aparaturën që trajton kancerin në spitalin e Onkologjikut si dhe kanë orientuar pacientët drejt klinikave private apo farmacive që mbanin ilaçe të kontrabanduara pa pullë fiskale. 

Konkretisht janë marrë nën hetim dhe u janë caktuar masat e sigurisë:  

1. Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Xhevahir dhe Halile i lindur në 18.08.1977, në Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale. (Arrest shtëpie)

2. Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Mexhit dhe i Drita i lindur më 23.11.1988, në Burrel, banues në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë, per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale. (Detyrim paraqitje)

3. Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) e bija e Nuri dhe Fatmira , lindur më 20.10.1971, në Pogradec, banues në Tiranë, rruga “Alajdin Frashëri”, per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale. (Detyrim Paraqitje)

4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) bija e Qirjako dhe Viktori i lindur më 28.03.1972, në Korcë, banues në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale. (Detyrim Paraqitje)

5. Halil Gashi i biri i i Isuf dhe Rabije i lindur në 10.05.1943, në Shtanë,Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, per vepren penale te “Fshehjes se te ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale. (Detyrim Paraqitje)

6. Florian Marku i biri Lazër dhe i Frange i dt.01.04.1982, lindur në Lezhë dhe banes në Tiranë,  per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal. (Detyrim Paraqitje)

7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për Drilona Kishtan për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ndodhet jashtë shtetit. Versus.al

Poll