Live Updates /

112 vjetori i pavarësisë, ceremoni në Vlorë për ngritjen e flamurit, Kurti krah Ramës! Në Tiranë mbahet “Parada e Shqiptarëve”

*Sot Shqipëria feston 112 vjetorin e pavarësisë, ditës kur në 1912 u ngrit flamuri në Vlorë duke shpallur mëvetësinë nga Perandoria Otomane, e cila ishte në ditët e fundit të saj. *Për këtë festë, në Tiranë do të mbahet për të dytin vit radhazi “Parada e Shqiptarëve” me shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse të cilët do të marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. *Në Vlorë krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeminstri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot Shqipëria feston 112 vjetorin e pavarësisë, ditës kur në 1912 u ngrit flamuri në Vlorë duke shpallur mëvetësinë nga Perandoria Otomane, e cila ishte në ditët e fundit të saj. *Për këtë festë, në Tiranë do të mbahet për të dytin vit radhazi “Parada e Shqiptarëve” me shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse të cilët do të marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. *Në Vlorë krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeminstri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

5 Postime
4 MUAJ ME PARE

Festa e pavarësisë bën bashkë krerët e shteteve shqiptare, Albin Kurti në Vlorë krah Ramës e Begajt

112 vjetori i pavarësisë, ceremoni në Vlorë për

Në Vlorë është organizuar sot ceremonia e ngritjes së flamurit për 112 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në ceremoni ashtu siç tashmë është bërë e përvitshme, mori pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti dhe Rama kaluan pranë qytetarëve të mbledhur në sheshin e flamurit me të cilët u përshëndetën. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

“Moment historik që lartëson kombin tonë”, politika shqiptare uron festën e shpalljes së pavarësisë

112 vjetori i pavarësisë, ceremoni në Vlorë për

Politika shqiptare ka uruar festën e pavarësisë që shënon 112 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur publikimin e një videoje me jehonën e këngës “Për ty Atdhe” për të uruar festën e pavarësisë.

“Mirëmëngjes dhe me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë”- shkruan Rama.

Në rrjetin social të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në qelinë e burgut 313, është publikuar një urim për festën që bashkon të gjithë shqiptarët.

Urime të gjithë shqiptarëve kudo janë 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!

“Kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë na fton të gjithëve të bashkohemi në mbrojtje të idealit të Lirisë, vlerave, identitetit dhe çështjes kombëtare, të Sovranitetit dhe integritetit territorial kundër çdo pushtuesi dhe kolonizatori të vjetër apo të ri, në mënyrë që Flamuri Kuqezi me shqiponjën dykrenare, simboli ynë i shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i pacënuar, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat dhe bijtë më të mirë të kombit. Të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur, mençurinë dhe patriotizmin më të lartë për mbrojtjen e këtyre idealeve e vlerave, si dhe në përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”- shkruhet në urimin e Metës.

Urime ka pasur edhe nga politikanët shqiptarë të Kosovës. Vjosa Osmani shkruan në facebook se kjo ditë është simbiozë e tri momenteve historike që prej ngritjes së flamurit deri tek datëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

"Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”- shkruan Osmani.

Ndërsa Kurti tha se kjo ditë e gjen Kosovën me projektin për të ngritur edhe kompleksin memorial për Adem Jasharin.

“Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot.

Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari”- shkruan Kurti në urimin e tij. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

BE dhe SHBA urojnë për festën e pavarësisë: Jemi krah Shqipërisë në çdo hap

112 vjetori i pavarësisë, ceremoni në Vlorë për

Ambasadat e huaja në vend kanë uruar Shqipërinë për festën e pavarësisë që shënon 112 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar.

Silvio Gonzato, ambasadori i BE në Shqipëri ka uruar në rrjetet sociale duke kujtuar edhe hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap”- thuhet në reagimin e BE.

Ndërkohë, ambasada amerikane ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të uruar Shqipërinë për festën e pavarësisë duke publikuar interpretimin e himnit tonë kombëtar nga një prej anëtarëve të stafit të huaj që shërben në Shqipëri.

“Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Ëozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar. Si ju duket?”- thuhet në urimin e bërë nga Ambasada e SHBA në vend. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Tirana qendër e “Paradës së Shqiptarëve”, publikohet plani i masave për devijimin e qarkullimit të automjeteve

112 vjetori i pavarësisë, ceremoni në Vlorë për

Sot bashkia e Tiranës organizon për të dytin vit radhazi paradën e shqiptarëve të ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse për festën e 112 vjetorit të pavarësisë. Parada e krenarisë do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për rrjedhojë janë marrë disa masa për mbarëvajtjen e “Paradës Shqiptare”, në kuadër të të cilës do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në sheshet kryesore të qytetit. Bashkia ka publikuar edhe planin e masave për të bërë të mundur devijimin e trafikut të automjeteve.

Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës:

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në datën 28.11.2024, nga ora 09:00 deri ne orën 14:00, për

mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada Shqiptare”, në hapësire publike, të organizuar, në sheshin

“Italia” në gjithë sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Deshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skenderbej”.

Qarkullimi i automjeteve, do të vazhdojë në rrugët si më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në

Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”, rruga “Abdyl Frashëri” si dhe rruga “Ismail

Qemali”.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjes urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “‘Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

-Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 –

Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Ëillson” për të vazhduar në kthim në

rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergi Fishta”, kurse pjesa

tjeter e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi

“Ëillson”

– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht – Qender” devijon te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim

Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora”- rruga “Mine Peza” – rruga e “Durrësit”

– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” –

rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardi “Zogu I” – rruga

“Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qender – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në

krygezimin e Elbasanit- “Ismail Qemali” – Bulevardi “Bajram Curri” -rruga “e Elbasanit”

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – ruga “Jordan Misja” devijon ne kryëzimin e rruges se “Elbasanit”-

rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali Il” – bulevardi “Bajram Curri”-rruga e Elbasanit dhe

pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qender – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rruges se

Elbasanit dhe pjesa tjeter te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e

Shqipërise).

– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qender” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re” – Sharrë devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me

rrugën Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.

– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim

Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjeter bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” ruga “Mine Peza” –

Unaze – rruga “5 Maji”.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet ne rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym

Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Ëillson.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijoje te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim

Rugova” (Banka e Shipërisë) dhe pjesa jetë në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt

(mbrapa TOB).

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

Qarkullimi, i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha

segmentet rrugore të mësipërme.

4 MUAJ ME PARE

112 vite shtet/ Sot festohet “28 nëntori”, dita historike kur shqiptarët shpallën pavarësinë

112 vjetori i pavarësisë, ceremoni në Vlorë për
Pikturë: Isa Boletini ulet në gjunjë dhe puth flamurin kuqezi pas shpalles së pavarësisë

Në të gjithë trojet shqiptare sot festohet 112-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur nga Perandoria Otomane e kapitulluar.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Gjithashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Për 112 vjetorin e pavarësisë do të ketë një sërë organizimesh nga ana e institucioneve shtetërore. Duke nisur nga Tirana e veshur kuqezi, sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të ketë paradë nga shqiptarë të ardhur prej të gjitha trevave shqipfolëse. Organizime do të ketë edhe në “qytetin e flamurit”, me figurat më të larta shtetërore që do të jenë në Vlorë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: