MAGAZINË /

Tifozi hedh në tokë flamurin shqiptar, futbollisti turk e merr dhe ia dorëzon Rashicës (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Tifozi hedh në tokë flamurin shqiptar, futbollisti turk e merr dhe ia

Kombëtarja e Kosovës mbrëmjen e djeshme humbi me rezultatin 1-0 me Turqinë, duke humbur mundësinë për të realizuar ëndrrën e kualifikimit në Botëror.

Pas përfundimit të ndeshjes, në fushë u pa një moment i pazakontë, kur një tifoz hyri në stadium duke mbajtur një flamur shqiptar në krahë.

Për një çast, ai e vendosi flamurin në tokë për të bërë foto me futbollistin Milot Rashica.

Situata kaloi pa ndërhyrje të menjëhershme nga lojtarët e Kosovës, por më pas ndërhyri mbrojtësi i ekipit turk, Abdulkerim Bardakci, i cili e mori flamurin nga toka dhe ia dorëzoi sërish Rashicës.

Ky gjest i futbollistit turk është vlerësuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një moment respekti dhe sportiviteti në fund të një ndeshjeje të fortë emocionale.

 

Poll