Kur kanë kaluar 10 ditë nga koncerti i reperit Kanye West në Tiranë dhe 15 ditë nga pagesa për të, socialistët në komisionin e Ligjeve miratuan aktin normativ për nxjerrjen e shumës 4.3 milionë euro nga arka e emergjencës.
Pas debateve në komision ku ishte i pranishëm edhe ministri Blendi Gonxhe për të dhënë përgjigjie, akti normativ u miratua me votat e socialistëve dhe do t’i kalojë Kuvendit për votim.
Demokratët e kanë kritikuar këtë akt normativ duke thënë se mazhoranca kërkonte të ligjëronte vjedhjen pasi akti normativ duhej të ishte votuar para se të jepeshin paratë për Kanye West dhe jo pasi janë dhënë.
“Sot na doli koncerti, nesër mund të na dali ndonjë gjë tjetër” – shpreh Manja duke nënvizuar se kush ka kundërshtime mund ta çojë aktin në Gjykatën Kushtetuese. Versus.al

