POLITIKË /

"Refuzuam Jenifer Lopez për koncert", Gonxhja: Për shkak të protestave, na kërkoi 2 mln euro garanci

Gonxhe e përdori rastin e këngëtares për të aluduar se protestat kishin destabilizuar vendin dhe turizmin.

Shkruar nga Versus

"Refuzuam Jenifer Lopez për koncert", Gonxhja: Për shkak

Në komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën pati debate mes kryetares, deputetes së PD Ina Zhupa dhe ministrit të Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Ky i fundit duke u përgjigjur për koncertin e Kanye Ëest tha se shuma e nxjerrë nga fondi i emergjencave, ishte bërë sipas aktit normativ duke shtuar se në rast se do anulohej koncerti, dëmi do ishte shumë më i madh.

Në vazhdën e këtij arsyetimi, Gonxhja tha se kishte patur komunikime edhe me këngëtaren Jenifer Lopez për të mbajtur koncert në Shqipëri në shtator, por nuk ishte arritur dakordësi. Sipas Gonxhes, shkak për këtë mosdakordësi është bërë se Lopez ka kërkuar 2 milionë euro garanci në rast se do të kishte protesta në vend duke shtuar se kjo është kosto e “destabilizimit të vendit”.

Pjesë nga diskutimi në komision:

Gonxhja: Meqë u interesuat për Jennifer Lopez…

Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?

Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot garancinë, kjo është kosto e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan Lopez në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar.

Zhupa: Se e pa ajo tha përderisa japin këta lekët, se asaj nuk i shiten biletat…

Gonxhja: Ishte para aktit normativ

Zhupa: Dhe tha të shkoj të kërkoj 2 mln dhe po mi dhanë mirë, po s’mi dhanë mirë, se biletat nuk i shiten… Versus.al

Poll