POLITIKË /

“Paketa e Maleve” do të "pushtojë" malet, imagjinatë e gabuar”, Rama kthehet në Theth 1 vit pas shembjes së bujtinave: Ligji nuk preket!

Megjithëse, anulimi i “Paketës së Maleve”, është një nga pikat e kërkesave të protestuesve që protestojnë prej 52 ditësh kundër shitjes së territoreve publike për privation, Rama tha se asgjë nga ca thuhet s’ka lidhje me të vërtetën.

Shkruar nga Versus

“Paketa e Maleve” do të "pushtojë" malet,

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Thethi, gjatë një bashkëbisedimi me banorët se “Paketa e Maleve” nuk do të anulohet, pasi gjithcka thuhet për të është e kundërta e saj.

Megjithëse, anulimi i “Paketës së Maleve”, është një nga pikat e kërkesave të protestuesve që protestojnë prej 52 ditësh kundër shitjes së territoreve publike për privation, Rama tha se asgjë nga ca thuhet s’ka lidhje me të vërtetën.

Rama tha se paketa synon të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe t'u krijojë mundësi investimi trashëgimtarëve të pronave, jo uzurpatorëve apo oligarkëve.

“Paketa e Maleve nuk është për uzurpatorë, as për biznesmenë që nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtareve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas 7501 sepse ju dhe të tjerët në këto territore nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën mes veti me kufijtë e vjetër dhe përgjithësisht nuk kanë konflikte. Por për të adresuar dhe aspektin tjetër që ka të bëjë me territore ku nuk ka asnjë mundësi zhvillimi përveç turizmit. Kjo është Paketa e Maleve", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama sqaroi funksionin dhe përfimet e Paketës së Maleve për aplikantët, duke marrë shembullin e 3 vëllezërve në Theth, të cilët do të përdorin ligjin për ndërtuar në tokën e të parëve të tyre në fshatin turistik të Shkodrës, por të cilën ligji e njeh si tokë shtet aktualisht.

"Marjani dhe 2 vëllezërit e tij, të cilët jam shumë i lumtur që po vijnë nga Italia për t’u kthyer prapë, ndërtuar dhe punuar bashkërisht këtu, janë pronarë të këtij territori me zakon, por kjo pronë sot është shtet. Janë pronarë që nuk e posedojnë pronën e tyre në kuptimin e ligjit, pra kadastra nuk ka në këtë territor asgjë tjetër veçse pronë shtet. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo.

Dhe kjo shpjegon pse nuk kemi vendosur atë 1 euro, sepse kur Marjani dhe vëllezërit do marrin lejen, do të marrin dhe pronën me 1 euro në pronën e caktuar dhe kur ndërtimi do të mbarojë ata do të marrin hipotekën dhe prona do të bëhet e tyre. Dhe ky proces",- tha Rama./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll