POLITIKË /

“Jemi në majën e krenarisë”, Gonxhe: Dëm i pamatshëm për imazhin nëse s'do jepnim 4.2 mln € për Kanye West

Shkruar nga Versus

“Jemi në majën e krenarisë”, Gonxhe: Dëm i

Ministri i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja gjatë raportimit  të sotëm në komisionin për Turizmin e Diasporën foli për shumën prej 4.2 milionë eurove të dhëna nga fondi i emergjencave për reperin amerikan Kanye West.

Duke thënë se ky koncert e ka ngjitur Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit, Gonxhja tha se në rast se kjo shumë nuk do të jepej, dëmi në imazhin e vendit do ishte i pamasë.

“Ka edhe një dëm tjetër që është i pamatshëm që është imazhi i vendit. E keni gabim, sot Shqipëria është në majën e vetë për krenari dhe faktorë pozitivë në gjithë botën”- tha Gonxhe.

Sa i takon ndikimit të koncertit në ekonomi, Gonxhja ndryshoi shifrat nga 100-120 mln euro që ishte parashikuar nga qeveria para koncertit, ministri këtë herë tha se mendohet se impakti në ekonomi ka qenë rreth 35 milionë euro.

“Po ju them 35 milionë euro ndikim direkt në ekonomi. Nuk doni të dëgjoni. Po të shkosh në ditët e Bienales në Venecia, një hotel që zakonisht kushton 700 euro, atë natë kushton 7000 euro. Në Tiranë atë ditë çmimet kanë qenë të larta, këto para janë lehtësisht të gjurmueshme”- shtoi ministri. Versus.al

Poll