POLITIKË /

“Janë shtuar 90 punonjës”, këshilltari bashkiak në Kurbin: Paguhen duke qenë jashtë vendit! Kryebashkiakja hesht

Lika aludoi për punësime fiktive në administratën vendore të Kurbinit.

Shkruar nga Versus
“Janë shtuar 90 punonjës”, këshilltari bashkiak
Këshilltari bashkiak i opozitës, Safedin Lika

Në bashkinë e Kurbinit ka patur debat gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak për shkak se njëri prej këshilltarëve, Safedin Lika ka ngritur pretendimet se janë punësuar 90 persona në administratë dhe se një pjesë e tyre nuk ndodhen as brenda vendit.

Duke aluduar për punësime fiktive të personave që nuk paraqiten as në punë, Lika kërkoi përgjigjie nga kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara. Por kjo e fundit nuk pati përgjigjie ndaj akuzave dhe as nuk dha asnjë shpjegim.

“Mirë se janë 90 veta të shtuar në administratë, por nuk dihet se ku janë. Edhe dje më është raportuar se 3 veta janë në Gjermani. Meqë jemi këtu, a mund të na thotë kryetarja se ku ndodhet administrata. Hë kryetare, ktheje përgjigjien”- tha mes të tjerash Lika.  Versus.al

Poll