AKTUALITET /

"Dua të ndërtoj në Theth, por s'ma japin lejen", emigranti i ankohet Ramës. Kryeministri: Po në Londër të lë njeri të ndërtosh pa leje ty?

Rama u shpreh se me “Paketën e Maleve” ata mund të jenë përfitues për të ndërtuar në godinat e të parëve të tyre, ndërsa institucionet do t’i ndihmojnë me plotësimin e dokumentacionit.

Shkruar nga Versus

"Dua të ndërtoj në Theth, por s'ma japin lejen",

Një emigrant në Angli prej 20 vitesh, i shprehu pakënaqësinë kryeministrit Edi Rama gjatë takimit në Theth, për një projekt që nuk po i miratohet prej 2 vitesh.

Ai tha se një vit më parë ndërtoi një bujtinë prej druri por që iu prish bashkë me të tjerë bujtina gjatë aksionit kundër ndërtimeve pa leje.

Ndërsa tani, ai ka vendosur të kthehet përgjithmonë me një projekt por ia kanë vonuar prej 2 vitesh.

“Bashkë me gruan që e kam nga Thethi dua të kthehemi, megjithë 5 fëmijët, por problem janë dokumentacioni që na kërkohet. Kemi 2 vjet që kërkojmë të na miratohet”, tha emigranti.

Ndërsa gruaja u shpreh se problem i madh kanë qenë dokumentat.

Ndërsa Rama u shpreh se me “Paketën e Maleve” ata mund të jenë përfitues për të ndërtuar në godinat e të parëve të tyre, ndërsa institucionet do t’i ndihmojnë me plotësimin e dokumentacionit.

“Apliko për Paketën e Maleve dhe do ta shfrytëzosh mundësinë për të investuar. Dërgo projektin tek agjencia. Ma ço dhe mua projektin në telefon. Do ta zgjidhim”, tha Rama.

Pjesë nga biseda

Banori 2: “Kam bërë aplikim në e-albania për një projekt që dua ta zhvilloj bashkë me gruan. Jetoj prej shumë vitesh në Angli, por dua të kthehem. Projektin e ka edhe bashkia. Nusja më ka dhënë vetëm 3 muaj kohë. Nëse nuk e marr lejen për kaq kohë, do të qëndrojmë atje”.

Rama: “Muhabeti është se fajin e ka Beneti”.

Beci: “Zotëria ka një problem të vogël me një dokument në Kadastër. I kemi caktuar takimin me drejtorëshën e Kadastrës”.

Rama: “Do të duhet të shfrytëzosh Paketën e Maleve. Atje në Angli, të lë njeri të ndërtosh pa leje ty?

Banori 2: Nuk ka shans.

Rama: Prandaj, mund t’ia lësh në dorë edhe gruas të bashkëpunojë me këto zonjat dhe nëse ndiqni siç duhet procedurat, brenda 3 muajsh do të keni letrat në dorë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll