AKTUALITET /

“Paketa e Maleve kërkon të grabisë tokat për t’ua dhënë oligarkëve”, aktivistja: Kjo qeveri duhet të njohë pronarët e vërtetë

Qytetarja tha se, nëse do të ishte regjistruar prona ata do të kishin mundësi t’i zhvillonin nuk do të shpopulloheshin fshatrat, nuk do të zbrezeshin shkollat, sepse shqiptarëve u është mohuar e drejta e pronës

Shkruar nga Versus

“Paketa e Maleve kërkon të grabisë tokat për

Në protestën e 52-të në sheshin para Kryeministrisë, një nga aktivistet denoncoi  “Paketën e Maleve” të cilën e cilësoi si paketa që grabit shqiptarët.

Sipas saj, nëse do të ishte regjistruar prona ata do të kishin mundësi t’i zhvillonin nuk do të shpopulloheshin fshatrat, nuk do të zbrezeshin shkollat, sepse shqiptarëve u është mohuar e drejta e pronës.

“52 ditë që ne kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe nuk jemi lodhur sepse hallet e njëri-tjetrit janë hallet që kemi të gjithë dhe është faji i klasës politike 35-vjeçare ndaj dhe themi Rama në burg Berisha në burg. Rama mori rrugën deri në Theth të cilin e shkatërroi pasi ftoi shqiptarët të investonin.

Vendi është shpopulluar me qëllim që toka të jetë e pavlefshme.

Tokat janë ndarë me 7501 në mënyrë të padrejtë ndaj ne dënojmë klasën politike. Ka zona të tëra që nuk janë regjistruar në Hipoteka, ndaj populli iu dënon.

Nëse do të ishte regjistruar prona ata do të kishin mundësi t’i zhvillonin nuk do të shpopulloheshin fshatrat, nuk do të zbrszeshin shkollat, sepse shqiptarëve u është mohuar e drejta e pronës.

Ka mundësi që të rregullohet çësthja e pronës, sipas sistemit të gjendjes civile të trashgimtarëve. Më pas ata e vendosin vetë nëse e duan ta zhvillojnë, në Kukës e Tropojë nuk mud ta zhvillojmë pronën sepse janë pa të drejtë pronësie”, tha ajo./Versus.al

 

Poll