
Pas paraqitjes mbresëlënëse të Norvegjisë në Kupën e Botës 2026 , Erling Haaland donte të merrte pak kohë pushim nga futbolli.
Ylli i Manchester Cityt festoi ditëlindjen e tij të 26-të duke u relaksuar në Sardenjë me partneren e tij, Isabel Haugseng Johansen, vetëm disa javë para fillimit të sezonit të ri.
Sulmuesi i Manchester City-t ripostoi një foto që partnerja e tij e kishte postuar në Instagram, duke zbuluar vaktin luksoz që kishin përgatitur për ditëlindjen e tij, me detin në sfond.
Në tryezë kishte sasi të mëdha mishi të pjekur në skarë, salçiçe, vezë, petulla, simite, fruta dhe një kullë mbresëlënëse me ëmbëlsira dhe pasta, në një vakt që përputhej në mënyrë të përkryer me reputacionin e norvegjezit për dietën e tij, ndërsa fotografia tjetër tregon të gjithë miqtë e tij që do të festojnë me të në këtë ditë.
Pak më vonë, Haaland publikoi një foto tjetër, në të cilën shfaqet duke u relaksuar në det i veshur me një helmetë Vikingësh, duke e shoqëruar atë me mesazhin e thjeshtë: "26 vjet. E mrekullueshme"./Versus.al

