MAGAZINË /

"Nuk isha e lumtur", Adelina Tahiri rrëfen periudhën e vështirë pas shtatzanisë

Shkruar nga Versus

"Nuk isha e lumtur", Adelina Tahiri rrëfen periudhën e

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, si rrallë herë është shfaqur në një intervistë ku ka rrëfyer detaje për jetën personale, ndër to edhe periudhën e vështirë të kaluar pas lindjes së djalit të saj Jonit.

Ajo zbuloi se kishte shtuar 30 kilogramë gjatë shtatzanisë dhe se pas lindjes së djalit, kishte kaluar në një depresion për shkak se nuk ishte e lumtur me peshën e trupit të saj.

“Shtova 30 kilogramë gjatë shtatzënisë. Për momentin jam 56 kg, atëherë isha 84. Vetëm të them një gjë, nuk e harroj kurrë kur kam hyrë në banjo të nesërmen në mëngjes dhe kam bërë dush. O zot çfarë tmerri! Elefant! Kisha harruar ta shikoja veten në pasqyrë. Kur e pash, o zot, thash unë nuk do bie në shtrat me burrin derisa të vij në format e mia të duhura!

Unë rashë në depresion! Unë kur e pash veten në atë lloj gjendje mua nuk më interesonte asnjë gjë tjetër. Mua më interesonte vetëm pesha unë ashtu humba edhe qumështin.

Unë jam mësuar të jem gjithmonë në super forma. Psikologjia ime është më e fortë se çfarëdo lloj fjale. Nuk më interesonte. Nuk haja fare, vetëm 20 ditë kam dhënë gji. Ndoshta tingëlloj egoiste por nuk isha e lumtur!”. Versus.al

Poll