MAGAZINË /

“Do e kallim...” / Urimi epik i Gjestit për dasmën e Gimbos dhe Selin

Shkruar nga Versus

“Do e kallim...” / Urimi epik i Gjestit për dasmën e

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” u shndërrua në një festë të veçantë, pasi u organizua një ceremoni simbolike martese për banorët Selin Bollati dhe DJ Gimbo.

Atmosfera brenda shtëpisë u mbush me humor dhe gëzim, ndërsa banorët e tjerë u bënë pjesë e “dasmës”, duke krijuar një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.

Ceremonia, e cila ishte pjesë e lojës dhe formatit të reality show-t, tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, pasi Gimbo dhe Selin kanë shprehur ndjenjat e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në rrjetet sociale reagimet nuk munguan, me shumë fansa që ndanë komente dhe batuta për çiftin dhe për ceremoninë.

Një ndër reagimet më të spikatura ishte ai i këngëtarit Gjesti, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i DJ Gimbos.

Ai publikoi një urim  me nota humori në profilin e Gimbos në Instagram: “Urimeeeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet Dasmen puqi”, duke premtuar një festë të vërtetë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP pas përfundimit të reality show-t.

“Do e kallim...” / Urimi epik i Gjestit për dasmën e

 

 

Poll