AKTUALITET /

10 mijë rrënjë kanabis dhe laborator droge, ja sa dënohet grupi kriminal

5 të dënuar nga GJKKO, mbi 10 mijë rrënjë kanabisi në Kir dhe Pult – në total 56 vite e 9 muaj burg

Shkruar nga Versus

10 mijë rrënjë kanabis dhe laborator droge, ja sa dënohet

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor duke dënuar 5 të pandehur anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kultivim narkotikësh, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe grup i strulturuar kriminal. Në total ata u dënuan me 56 vite e 9 muaj burg e përkarësisht:

Arben Shpati dënohet me 13 vite burg/ 8.8 me gjykim të shkurtuar


Pavlin Shpati, dënohet me 10.6 vite burg/ 7 me gjykim të shkurtuar

Aleksandër Rrasa dënohet 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar

Jeton Kacoli dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar

Kristjan Plepaj dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar


Në nëntor të vitit 2023 Policia e Shkodrës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi droge në një banesë të pabanuar në afërsi të lumit Kir dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga këta shtetas

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10 274 bimë cannabisi, në fshatrat Kir dhe Pult

Të arrestuarit kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupit kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Poll