AKTUALITET /

20 mijë euro për të zgjidhur 'hall' në shtet, AMP arreston ish-komisarin e Gardës (EMRI)

Pavarësisht premtimit, gardisti Zef Mali e ka mashtruar qytetaren duke mos i bërë asnjë ndërhyrje në institucionin ku ajo kishte pritshmëri.

Shkruar nga Versus

20 mijë euro për të zgjidhur 'hall' në shtet, AMP

Tiranë- Policia ka arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ish-komisarin e Gardës së Republikës të identifikuar si Zef Mali i cili dyshohet për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë.

Në kuadër të këtij aksioni edhe një personi tjetër me inicialet K.D,  i është caktuar masa e sigurisë ‘’detyrim paraqitje’’. Sipas SPAK, dyshohet se të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë premtuar një gruaje se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror në këmbim të pagesës prej 20 mijë eurosh.

Ka qenë vetë kjo e fundit e cila ka denoncuar rastin në SPAK. Ndërsa policia po punon për kapjen e K.D ndaj të cilit ka masë sigurie dhe ende nuk është gjetur. Paralelisht hetimet vijojnë për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll