AKTUALITET /

Të shtëna me armë në Durrës, i riu plagoset, por hesht para policisë

Pavarësisht se inspektorët e krimeve shkuan në spital për t'i marrë dëshminë, i riu nuk ka dhënë asnjë detaj mbi ngjarjen.

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë në Durrës, i riu plagoset, por hesht

Durrës- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në qytetin bregdetar. Një 33 vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit për mjekim pasi kishte marrë një plagë me armë zjarri në këmbë.

Në spital shkuan edhe efektivë të policisë, por i riu nuk ka dhënë asnjë detaj për personin që e ka plagosur apo vendin e ngjarjes së rëndë.

Fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen nëse bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë apo plagosje aksidentale. Versus.al

Poll